• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KALIMI NË OPOZITË/ Shpëtim Idrizi tregon arsyen e prishjes së koalicionit me mazhorancën
Home
Shqipëri

KALIMI NË OPOZITË/ Shpëtim Idrizi tregon arsyen e prishjes së koalicionit me mazhorancën

14 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka treguar për “Gazeta Shqiptare” arsyet se përse forca e tij politike vendosi të ikte nga koalicioni me Partinë Socialiste, për t’iu bashkuar më pas aleancës së kryesuar nga Lulzim Basha.

Idrizi thotë se kur mazhoranca mori mandatin, e kishte në program çështjen e gjenocidit çam, por më pas e hoqi, dhe kjo gjë e shtyu atë të prishte marrëveshjen dypalëshe.

Sëbashku me opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha, Idrizi firmosi në prani të Presidentit të nderit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së,Riccardo Migliori.

Kjo u përkthye si një garanci e fortë për të, saqë nuk e “frikësoi” fakti se në të njëjtin front me të kundër Ramës është edhe Vangjel Dule i PBDNJ-së.

“Unë e di shumë mirë cilët janë pjesëtarët e koalicionit sepse lexoj edhe gazetat, por marrëveshja është programore dhe jo individuale. Kur ti punon për një marrëveshje programore, nuk mund të bësh negociatat në të pëlqen apo jo një tjetër anëtar i koalicionit. Ajo që më pëlqen është që çështja çame është në programin e opozitës dhe do të jetë në programin e qeverisë së saj”, ka deklaruar Idrizi ndër të tjera për “Gazeta Shqiptare”.

Pjesë e shkëputur nga intervista e dhënë

Zoti Idrizi, përse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë?

PDIU nuk kaloi në opozitë. Ne ishim në opozitë. Tani thjesht u bashkuam me frontin opozitar, sepse jemi të bindur që përballë një mazhorance arrogante e që e qeveris këtë vend me një ekonomi pa busull, e lodhur pas 5 vjet qeverisje, e tejngopur nga aferat me një grusht oligarkësh e gjithnjë e më e personalizuar nga i vetmuari i madh Rama, vendit i duhet një opozitë e fortë e që duhet të kthejë shpresën te shqiptarët. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ose më mirë në masakrën e fundit elektorale, PDIU doli e vetme dhe haptas në program dhe qëllime kundër politikave qeveritare ndaj çështjes kombëtare, ekonomisë dhe zhvillimeve të tjera të natyrës tepsi. Po ju kujtoj që në këto zgjedhje PDIU u votua me mbi 76 mijë vota, 35 për qind më shumë se në vitin 2013, por u masakrua në mandate në Tiranë dhe në Fier dhe nga marrëveshja Rama-Basha për mosformimin e koalicioneve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Por, për shkeljen e Kodit Zgjedhor, për vjedhjen e mandat-eve të PDIU, për mospërfaqësimin e mbi 76 mijë votave nuk flet njeri.

Kjo do të thotë se nuk keni qeverisur me Edi Ramën?

Në fakt, nuk kemi qenë asnjëherë në qeveri, thjesht bashkëpunonim për reformën administrative dhe padyshim për çështjen çame. A e dini që në mandatin e kaluar kjo mazhorancë e kishte në programin e qeverisë çështjen e gjenocidit çam e sot nuk ka më? E dini besoj që deri dje Rama e Bushati flisnin e bërtisnin për çështjen çame sa na çudisnin edhe ne për këta “trima” që kishte nxjerrë Shqipëria, e sot thonë që “na falni pak se ashtu ishte loja e ne duhet ta përdornim çështjen çame si çakmak për të nxehur temperaturën me Athinën që të ulemi në tavolinë? E dini besoj që deri dje Bushati bash-kë me ne do e çonim çështjen çame në Bruksel te komisioneri Han, që së bashku me heqjen e ligjit të luftës të ish-te një ndër çështjet kryesore të dialogut Athinë- Tiranë. E dini besoj që kur shoqata “Çamëria” e PDIU kërkuan publikisht e zyrtarisht të takoheshin me Bushatin e të informoheshin për ecurinë e bisedimeve, për çështjen çame, të ashtuquajturën marrëveshje e detit etj., Bushati nuk denjoi as të na takonte më, megjithatë para një viti desh u anëtarësua në shoqatën “Çamëria” si çam i konvertuar. Po besoj e dini se ndërkohë që Bushati nuk denjoi të na takonte, përgjigjen na e jepte Ciprasi. Kotziasi e i “famshmi” Pamenos (që një vit më parë i veshur me rroba ushtarake kërcënonte në kufi me trupa Shqipërinë

“Çështja çame nuk ekziston, nuk kemi folur kurrë për çështjen çame e jemi të kënaqur me marrëveshjen me Shqipërinë”. E pastaj Rama që ka vendosur të bëjë marrëveshje të partneritetit strategjik me një vend që nuk njeh as çështjen çame e as shtetin e Kosovë. S’e di çfarë duhet më tepër sesa kaq për të kuptuar se nuk ka lëvizur PDIU, por ka lëvizur rilindasi (po të dëgjonin aty ku u prehet shpirti rilindasit, që formësuan ideologjinë kombëtare e shtetin shqiptar s’e di çdo të ndodhte). Kur thashë ka edhe më, e kisha fjalën për marrëveshjen për toponimet që u bë për 700 pleq çamë, që janë të moshës 75 vjeç e sipër, do detyrohen të ndryshojnë vendlindjen e tyre në pasaportat e veta, pronë e shtetit shqiptar, apo implementimin e marrëveshjes së turpshme për ushtarët grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore që erdhën si pushtues dhe pranuan për reciprocitet që shqiptarët e Çamërisë, të cilët u vranë, u masakruan pleq, gra, fëmijë, burra jo në luftë, jo me armë në dorë, por në shtëpitë e tyre, të mos kërkohej të kishin një varr si për çdo njeri që lë këtë botë e do nderuar nga të gjallët. Mirë për Ciprasin të rënët në luftë pushtuese vlejnë e ata të Çamërisë nuk vlejnë, por edhe për Ramën e Bushatin nuk vlejnë! Kjo e fundit është pika ndarëse, apo bashkuese. Qëndrimi i qeverisë ndaj çështjes çame dhe ndryshimi total i kursit të saj për këtë çështje na nxjerr automatikisht në opozitë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERI "FITON" DERBIN ME MILANIN/ SUPER Talenti i ka thënë “PO” zikaltërve
Previous article "MEZI PO PRESIM"/ Gashi këndon shqip për herë të parë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT