• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAFE ME DROGË E LOJËRA FATI/ E pëson pronari 39-vjeçar në Vaun e Dejës
Home
Aktualitet
Kronikë

KAFE ME DROGË E LOJËRA FATI/ E pëson pronari 39-vjeçar në Vaun e Dejës

6 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Vaun e Dejës, policia ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive, duke finalizuar operacionin e koduar “STAJKA”. Gjatë veprimeve hetimore në fshatin Stajkë, shërbimet policore zbuluan një lokal të përshtatur për përdorim droge dhe lojëra fati. Si rezultat, një 39-vjeçar u arrestua në flagrancë, ndërsa u sekuestruan lëndë narkotike, materiale bixhozi dhe mjete të tjera të kundërligjshme.

Vau i Dejës / Kontrol­le intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “STAJKA”.

Kishte përshtatur lokalin për përdorim droge dhe për lojëra fati, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis, një valixhe me çipsa pokeri, letra bixhozi, si dhe një mjet prerës (thikë).

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “STAJKA”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Gjatë kontrollit të një subjekti bar-kafe, në përdorim nga shtetasi A. P., në fshatin Stajkë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, një valixhe me çipsa pokeri dhe letra bixhozi, të cilat përdoren për lojëra fati.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Organizim i lojërave të fatit”

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VUANTE DËNIMIN NË NJË BURG TË SIGURISË SË LARTË/ Ndërron jetë i dënuari, Shpëtim Çeliku
Previous article SHOKUESE NË DURRËS/ Burri tenton të vrasë gruan, e goditi me sende të forta në kokë

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT