• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KABINETI “RAMA 4″/ Kryesocialisti hap ‘zarfin’ më 11 Shtator, Kuvendi i ri do të konstituohet pas asamblesë socialiste
Home
Politikë

KABINETI “RAMA 4″/ Kryesocialisti hap ‘zarfin’ më 11 Shtator, Kuvendi i ri do të konstituohet pas asamblesë socialiste

28 August, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur, me emrat e skuadrës së  tij të katërt me të cilët do të qeverisë.

Një burim nga PS i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se do të jetë data 11 Shtator ora 10:00 kur do të mblidhet asambleja socialiste.

Në mbledhjen e asamblesë socialiste të 11 Shtatorit po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe kreun e grupit parlamentar.

Sikurse shpalosja e prioriteteve qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Fillimisht u mësua se seanca e parë konstituive e parlamentit do të ishte data 10 Shtator. Por burime nga kuvendi thanë për Top Channel se seanca e parë e parlamentit të ri do të zhvillohet, pas mbledhjes të asamblesë socialiste të 11 Shtatorit.

Askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të vijojë së qëndruari  në detyrë. Dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërtuar skuadrën e re qeverisëse.

Së pari do të ulë në tryezën e këshillit të ministrave ministra me profil të lartë teknik kjo në shërbim të procesit të mbylljes te kapitujve të hapur.

Së dyti Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak ngarkesë përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.

Sikurse nuk përjashtohet mundësia e pasjes të ndonjë ministri i cili vjen nga diaspora.

Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur ashtu si edhe ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre. Ama një gjë është e sigurt.

Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Dramës i vjen fundi, pas përjashtimit vjen firma me sulmuesin që kërkon Kombëtarja
Previous article "NUK KA QENË RASTËSI..."/ Ish-banori i Big Brother pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT