Partia socialiste po përgatitet për zgjedhje të delegatëve të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në PS, Alfred Peza ku ka njoftuar se: Të shtunën e kësaj jave, nga ora 08.00- 16.00 plot 103. 056 anëtarë të PS në gjithë vendin, janë ftuar për të zgjedhur mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit, sipas parimit “një anëtar një votë”.
Postimi i plotë:
TI ZGJEDH!🗳
Më 16 Nëntor zgjedhim delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste🌹 #KrenarPS 🇦🇱🇪🇺
Me cilësinë e sekretarit për Marrëdhëniet me Mediat në PS, kam kënaqësinë tju njoftoj se:
– Të shtunën e kësaj jave, nga ora 08.00- 16.00 plot 103. 056 anëtarë të PS në gjithë vendin, janë ftuar për të zgjedhur mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit, sipas parimit “një anëtar një votë”.
– Në këtë ditë të rëndësishëm për Partinë Socialiste, një vëmendje e posaçme i është kushtuar çështjes së barazisë gjinore, ku 698 kandidate ose 47% e totalit, janë #gra.
– Për herë të parë në këtë proces, në Njësinë Administrative Nr. 8 në Tiranë, do të aplikohen votimi elektronik nga 989 anëtarë partie dhe ai online, nga 100 anëtarë të tjerë.
– Janë marrë të gjithamasat organizative për realizimin me sukses të një procesi demokratik, transparent dhe me standardet më të larta zgjedhore.
– Nga hapja deri në përfundim të votimeve, në selinë qëndrore të PS në Tiranë, do të ketë komunikime të drejtpërdrejta me gazetarët, për të përcjellë me detaje dhe në kohë reale, të gjitha të dhënat e nevojshme rreth këtij procesi.
Faleminderit!
/AlpeNews.al