Opozita e bashkuar pavarësisht se ka thënë se nuk do të ketë dhunë me 30 qershor por do ti pengojë zgjedhjet. Nuk dihet ende skenari i opozitës për lëvizjet që do të mbajë ditën e zgjedhjeve por shumë lajme dhe deklarata pretendojnë se do të ketë dhunë.
E gjitha kjo situate vjen për shkak të lëvizjes së bërë nga presidenti Ilir Meta ku ç’dekretoi zgjedhjet locale.
Por cilët janë skenarët që do ndjek opozita për destabilizimin e vendit:
1. Kudo që të jetë Rama në fushata duhet të ketë përplasje.
2. Protesta në të gjitha bashkitë e PD dhe LSI-s, do të organizohen tubime në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë
3. Tubimi të jetë pa ndërprerje në zonat ku janë KZAZ-t dhe qendrat e votimit
4. Plane për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në asnjë zone, deri në shkatërrimin e materialeve zgjedhore.
5. Të shmanget me çdo kusht përballja me militantët e PS dhe të mos biem pre e asnjë provokimi të tyre duhet vetëm të merremi me shkatërrimin e qendrave të votimit.
6. Thirrje masive për të mos dalë në votime, nëse ato do të tentohen të bëhen.
7. Të ngrihet grup pune që pamundësojnë votimet.
8. Deklarata e Aurel Bylykbashit për zgjedhjet le të ketë, Patjetër që do të ketë vëllavrasje, nuk ka burg që na kthen pas.
Nuk trembemi nga asgje dhe askush! Demokracia dhe Lirija jane ne rrezik!! Fjala ime dje ne krijimin e Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Lirise dhe Demokracise ne Elbasan.Pershendes krijimin e Aleances Qytetare per Lirine dhe Demokracine ne Elbasan!Ne rradhe te pare, deshiroj t’i sjell nje mesazh kesaj Aleance dhe nepermjet saj gjithe qytetareve te Elbasanit… Ne rast se do te kishim zgjedhje ne Shqiperi, Aleanca jone politike, Aleanca jone me qytetarin e thjeshte fiton zgjedhjet!! Kjo i ka bere keta qe te hyjne ne nje rruge te gabuar dhe te cojne vendin ne vellavrasje. Kjo Aleance qe krijohet sot ne Elbasan por qe krijohet edhe ne 61 Bashkite e Shqiperise, ka nje mision te qarte dhe te prere, Demokracia Shqiptare eshte ne rrezik! Ky vend ka sakrifikuar shume per demokracine, Risto, Demiri, Skenderi, Ismaili, dhjetera dhe qindra te tjere kane lene jeten dhe kockat per demokracine! Prandaj ne jemi sot ketu per te mbrojtur ate qe fituam ne 1990, mbas kaq vitesh burgosjesh, sakrificash, internimesh ne vendin tone!Aleanca e krijuar sot ne Elbasan, duhet te kete nje axhende dhe objektiva te qarta, jo vetem thjesht sensibilizim, jo vetem thjesht mesazhe te qarta kundershtareve te Demokracise dhe Lirise ne Shqiperi, por ne kemi dy ngjarje qe vijne: data 26, kur kryeministri Rama vjen ne Elbasan per te bere takimin e rradhes. Ne duhet te jemi te gjithe atje, ne Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurre, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jone!! Jemi me te qarte se kurre!!Nga ana tjeter eshte data 30. Ka shume zera qe parashikojne kasandren, domethene do te kete lufte civile, do te kete vellavrasje! Po e them prere dhe qarte: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!!Ka vellavrasje, ka lufte civile? Le te kete!! Patjeter qe le te kete, ne nuk kthehemi mbrapsh nga rruga jone dhe nuk do te bejme gabimin qe bene gjysherit tane ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe per 50 vjet te tjera. Historia, historianet le te shkruajne me mbrapa, kishin te drejte keta apo kishin te drejte ata.. Ne do te merremi me ngjarjen.Ne qofte se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tane per ta mbrojtur, jemi gati!! Dhe le ta degjoje kete Elbasani dhe Tirana!!Nuk jemi ketu se po luajme politikisht, eshte shume me e madhe kjo qe po bejme, rrezikohet Liria dhe Demokracia dhe kemi dy rruge: o do te na shtypin ne punet tona, ne bizneset tona, do te na pengojne lirine e fjales, ose do te largohemi nga Shqiperia! Une kam zgjedhur te jetoj ne kete vend, dhe ashtu sic kam bere gjithe kete kohe, do te luftoj me gjithe fuqine e shpirtit per Demokracine dhe Lirine!! T’ua percjellim kete mesazh gjithe qytetareve te Elbasanit!
Gepostet von Aurel Bylykbashi – Faqja Zyrtare am Dienstag, 25. Juni 2019
Nuk dihet nëse kjo do të realizohet por në bëhet atëherë dop të kemi përplasje dhe përgjegj♪7si duhet ta mbajë dikush.
Përgatiti: AlpeNews.al