• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA TË DREJTË TË MBROHET”/ Biden mbështet Izraelin, Netanyahu zotohet se do ta luftojë Hamasin
Home
Nderkombetare

“KA TË DREJTË TË MBROHET”/ Biden mbështet Izraelin, Netanyahu zotohet se do ta luftojë Hamasin

13 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Hamasi ka nisur qindra raketa në Tel Aviv dhe pjesë të tjera të Izraelit më 13 maj, derisa Izraeli është zotuar se do të nisë sulme ajrore drejt Gazas, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ulje të tensioneve.

Presidenti amerikan Joe Biden ka përkrahur Izraelin, në thirrjen e parë telefonike me kryeministrin e këtij shteti Benjamin Netanyahu prej kur ka shpërthyer konflikti, duke dënuar sulmet me raketa dhe duke deklaruar “mbështetje të palëkundshme për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën legjitime për ta mbrojtur veten”, ka thënë Shtëpia e Bardhë më 12 maj.

Uashingtoni ka thënë se do të nisë një të dërguar të posaçëm në Lindje të Mesme, me qëllim të uljes së tensioneve në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po ashtu ka folur me presidentin e Autoritetetit palestinez Mahmoud Abbas, një rival i Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Pritjet e mia dhe shpresa janë që kjo do të mbyllet herët a vonë, mirëpo Izraeli ka thënë të drejtë të mbrojë veten”, ka thënë Biden pasi ka folur me Netanyahun.

Nuk është bërë e qartë pse Biden beson se dhuna mund të përfundojë shpejt.

Netanyahu ka dhënë shenja se Izraeli nuk synon të ngutet për të arritur armëpushim.

Më herët Netanyahu ka thënë se sulmet e Izraelit ndaj Hamasit dhe militantëve tjerë palestinezë në Gaza “janë vetëm fillimi”.

Hamasi po ashtu ka treguar gatishmëri për të vazhduar luftimet, pasi shefi i tij politik Ismail Haniyeh ka thënë se “përballja me armikun është e pafund”. Të paktën 56 palestinezë janë vrarë në Gaza prej shpërthimit të dhunës më 10 maj, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së kësaj enklave.

Aty përfshihen 14 fëmijë palestinezë të përfshirë në konflikt. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, shtatë persona janë vrarë në Izrael. Tensionet në mes të dyja palëve janë rritur për shkak të dëbimit eventual të familjeve palestineze nga Jerusalemi Lindor, ashtu që aty të kthehen hebrenjtë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOSSI TURK U ARRATIS NË SHQIPËRI ME 2 MILIARD DOLLARË/ Mediat zbardhin DETAJE të reja: Po e fsheh një biznesmen
Previous article VRASJA E EVEREST ÇAKËS/ Artan Hoxha jep DETAJET: Si nisi konflikti në vitin 2007 në Spanjë

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT