• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA SHFAQUR PENDESË”/ Zbardhen vendimet që nxorën nga qelia Dan Hutrën, autori i masakrës me tre gra të vrara në Tiranë
Home
Breaking News

“KA SHFAQUR PENDESË”/ Zbardhen vendimet që nxorën nga qelia Dan Hutrën, autori i masakrës me tre gra të vrara në Tiranë

3 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy javë më parë, gjyqtari Gerd Hoxha i hapi derën e burgut vrasësit Dan Hutra, i cili ishte dënuar për dhunë në familje.

Pavarësisht precedentëve të 40-vjeçarit, i dënuar më parë për vrasjen me thike të bashkëshortes së tij, përdhunimin e kunatës dhe pengmarrjen e kunatës tjetër, gjyqtari Hoxha u mjaftua që ai të kryente vetëm pak muaj burg për dhunimin e bashkëjetueses se tij Elena Hysa, të cilën e plagosi këtë të mërkurë në Tiranë.

“News24” ka siguruar 2 vendimet e gjyqtarit Gerrd Hoxha. Në të parin ai e dënoi Dan Hutrën vetëm me një vit burg, ndërsa në tjetrin e liroi përfundimisht.

Në vendimin e gjykatës, që mban datën 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuante vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ky dënim i ulët në argumentimin e gjyqtarit Gerd Hoxha thuhet se është marrë për disa arsye.

Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim.

Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri.

Ndërkohë që në vendimin tjetër te firmosur nga gjyqtari hoxha, me 16 shkurt, firmoset shuarja e masës së sigurisë dhe lirimi i Dan Hutrës.

Kjo për shkak se më 16 shkurt bëheshin 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritet 1.5 dite, atëherë 8 muaj paraburgim ishin ekuivalente me 12 muaj vuajtje dënimi.

Por para se te bëhej publik vendimi i shuarjes së masës së sigurisë për Dan Hutrën, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm publikoi me detaje se si ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Hutrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim për paraqitje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË STACION PO FESTONIN"/ Denoncimi i fortë për tragjedinë në Greqi: Në momentin e aksidentit po dëgjonin muzikë
Previous article E BINDUR SE DO FITOJË BB VIP/ Dea i thotë Luizit: Nuk e di a do jesh në final, mund të...

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT