• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA PROVA SE ZJARRVËNIET JANË TË QËLLIMSHME”/ Peleshi: Opozita duhet të jetë me qeverinë në betejë
Home
Politikë

“KA PROVA SE ZJARRVËNIET JANË TË QËLLIMSHME”/ Peleshi: Opozita duhet të jetë me qeverinë në betejë

4 August, 2021 Delo.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për situatën e zjarreve në vendin tonë duke thënë se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se zjarrvëniet janë të qëllimshme.

Peleshi tha se janë ndaluar deri tani 6 persona, ndërsa nuk ka munguar komenti i tij opozitën, për të cilët u shpreh se duhet të jenë krah qeverisë në këto momente, jo të hedhin akuza dhe kritika për punën e tyre.

Peleshi: Janë ndaluar gjashtë persona, tre vetëm dje. Ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se zjarret janë të qëllimshme. Apeli shkon për të gjithë që kanë një rol për të ruajtur, ju na keni ndihmuar për evakuimin e zjarreve. Qëllimi i opozitës nuk është për të thënë gjithmonë të kundërta. Nuk ka opozita që të jenë me zjarrin, por me qeverinë në momentin e betejës, por më pas të tregojnë që dinë ta bëjnë më mirë këtë punë.

Të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar në Gjirokastër pas punës së palodhur të efektivëve të FA dhe punonjësve të bashkisë, shërbimit pyjor si dhe forcave zjarrfikëse. Kujtojmë se një ditë më parë u shënua viktima e parë në vend në një fshat të Gjirokastër, ku 64 vjecari u gjet i djegur pasi u përpoq të shuante flakët në banesën e tij.

Ndërsa puna nga forcat operacionale po vijon për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit. Një pjesë e forcave ndodhen në fshatin Delisuf, ku është riaktivuar vatra e zjarrit. Gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve edhe nga ajri.

Zjarri  në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, te cilat po kontrollohen nga forcat në terren.

Zjarri në qyteti Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz, vazhdon me intensitet të ulët. Është izoluar një pjesë e madhe e vatrës dhe po punohet për shuarjen përfundimtare.

Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore, pak e pyllëzuar në fshatin Lukan, njësia administrative Selishtë, në bashkinë Dibër. Vatra mbetet aktive, por pa probleme për përhapje të mëtejshme. Edhe aty janë angazhuar forca të pushtetit vendor, të cilat po mbajnë situatën nën kontroll.

Në fshatin Zogas, në Skrapar, zjarri mbetet aktiv, por pa rrezik për banesat. Situata po ndiqet në vijim.

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Gropat e Borës”, midis fshatrave Cerujë dhe Gur i zi, njësia administrative Labinot Mal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pylli me bimësi të ulët. Situata edhe këtu është në monitorim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VEND/ BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, ndihmon Shqipërinë me dy helikopterë
Previous article "MË THUAJ QË JE..."/ Media greke shkruan për pushimet e Dua Lipa-s në Shqipëri, i përmend "Autochthonous" (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT