• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA PRESIONE”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Nëpër këmbë kemi “grevëthyes” që nuk e duan këtë lëvizje! Rektorët…
Home
Sociale

“KA PRESIONE”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Nëpër këmbë kemi “grevëthyes” që nuk e duan këtë lëvizje! Rektorët…

14 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi në protestën e organizuar sot para Universitetit të Arteve ngriti edhe shqetësimin e atyre pedagogëve, të cilët nuk e duan këtë protestë.

Sipas tij, ka nga ata rektorë që dalin në televizion dhe mbrojnë dikë, në vend që të mbrojnë interesat e studentëve dhe të pedagogëve.

Kovaçi u shpreh ka presione direkte apo indirekte, për të mos dalë në protestë, ndërsa u bëri thirrje rektorëve që ti bashkohen protestës për të treguar sesi është gjendja e universiteteve sot, që siç u shpreh ai në tualete nuk ka letra higjienike.

“Nuk bëhet fjalë për qiqra në hell, por për situatën jo të mirë për shkak të mos financimit. Ne jemi dëmtuar rëndë financiarisht. Dua të trajtoj një element. Kjo lëvizje është lëvizje e profesoratit me pastërtinë për të ndryshuar diçka. Nëpër këmbë kemi edhe ata që nuk e duan këtë lëvizje. E duan universitetin në këtë situatë kënetë, që të rrinë në kushte ekzistence dhe pedagogu është viktimë e kësaj situatë. Vjen situata e presioneve direkte dhe indirekte. Këtë kontingjent që e them unë, unë i thuaj grevëthyes. Në rangun drejtues, kemi pasur edhe dekanë edhe shefa departamentesh që kanë mbajtur qëndrim qytetar, apo ashtu sic kemi rektorë që dalin në TV dhe bëjnë mbrojtësin e dikujt. Ata duhet të bëjnë mbrojtësin e profesoratit. U bëj thirrje rektorëve, ata sot duhet të ishin këtu. Sepse qeveria ka thënë se 8% do vijnë nga Universiteti. PO ku e kemi këtë 8%, kur po të shkosh në tualetet e universiteteve nuk ka ujë, nuk ka letra. Po e vulgarizoj ca, për të thënë si është gjendja në Universitete”, tha Kreu i Sindikatës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Plas sherri në avion, e reja shan ekuipazhin dhe hedh shishe uji ndaj pasagjerëve
Previous article ÇFARË NDODHI? Sara Hoxha kërkon ndihmë, tregon pasojat pas 'Dancing With the Stars'

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT