Grupi i keshilltareve socialiste te bashkise Skrapar kane reaguar pas vendimit te kryetarit te Bashkise se ketij qyteti per te mbyllur bashkine, me argumentin se nuk eshte miratuar buxheti.
Socialistet shprehen se e verteta eshte ndryshe. Sipas tyre, buxheti eshte miratuar por me disa ndryshime, qe kane te bejne me numrin e punonjesve qe jane me shume se çduhet per nje bashki te vogel si ajo e Skraparit.
Sipas tyre, numri i punonjesve eshte fryre nga kryetari i Bashkise se LSI-se, i cili vetem ne kabinetin e tij mban 9 persona, sepse vetem kjo eshte menyra qe ti mbaje ne LSI anetare.
Ata gjithashtu shprehen se pasi eshte votuar buxheti ne keshill bashkiak me 10 vota, kryetari nuk e ka firmosur, duke lene keshtu pa sherbime qytetin vetem e vetem qe te mbaje ne pune militantet duke fryre administraten kot.
DEKLARATA E PLOTE:
DEKLARATË PËR SHTYP.
GRUPI I KESHILLTARËVE SOCIALISTE TE BASHKISE SKRAPAR
Keshilli bashkiak Skrapar ka marre ne shqyrtim projektbuxhetin per vitin 2019 ne daten 14.12.2018 dhe me 10 vota pro ka miratuar projekt buxhetin me 4 ndryshime si me poshte :
Niveli I pagave te punonjesve te jete 100% sipas VKM-së per cdo vend pune pasi ne p/buxhetin e paraqitur nga Bashkia rezultonin 157 punonjes qe paguheshin me 65-95% te pages.(neni 154 pika ‘’ç’’ e ligjit 139/2015).
Ka miratuar numrin maksimal te punonjesve te saj dhe institucioneve ne varesi pra ne rastin konkret te jene 244 punonjes nga 379 kjo per arsye se keshilli gjykon qe eshte e tej fryre organika dhe numri I popullsise nga viti ne vit ka ardhur ne renie.(neni 154 pika ‘’dh’’e ligjit 139/2015)
Miratoi bashkimin e 4 njesive administrative qe kane gjendje civile te perbashketa ,lidhje teritoritoriale me njera- tjetren dhe renie te numrit te banoreve (neni 96 ligji 139/2015) .Synimi shkurtim te shpenzimeve administrative por dhe shfrytezim te kapaciteteve te specialisteve me arsim te larte pasi ne disa njesi specialistet jane me arsim te mesem.
Te gjitha efektet financiare nga shkurtimet ne organike dhe nga bashkimi I njesive te kalojne per investime ne zonen e Tomorrices qe ka ofro 40 fshatra me infrastrukture te mjerueshme rrugore,objekte arsimore e shendetesore te rrenuara etje.
Pra u miratua buxheti me ndryshimet e mesiperme me 10 vota pro nga 15 anetare qe ka kshilli .
Keto vendime u zbardhen nga sekretaria e keshillit, u firmosen nga Kryetari i Keshillit dhe nuk u vulosen nga kryetari I bashkise. Vendime keto te cilat do te mernin konfirmim per bazueshmeri ligjore nga Prefekti.
Synimi ishte se bashkia kerkonte qe te konsumoheshin afatet ligjore te miratimit te buxhetit me zvarritje te procedurave dhe ne kete rast te shperndahej keshilli.Ne keto kushte prefekti kerkoi mbledhje te keshillit e cila u be ne daten 04.01.2019 .dhe po ne kete mbledhje u miratuan ndryshimet ne buxhet me 11 vota pro nga 15 anetare qe ka gjithsejt keshilli perfaqesues nga te gjitha forcat politike qe kane anetare ne keshill dhe konkretisht PS,LSI,PD,PR,PDS.
Vendimet e keshillit jane miratuar dhe konfirmuar per bazueshmeri ligjore nga institucioni I prefektit dhe jane derguar per zbatim bashkise e cila duhet te paraqese per miratim ne keshill reflektimin e te gjitha ndryshimeve te vendosura nga keshilli. Ne keto kushte fillon zbatimi I buxhetit te ri 2019
Pra keshilli e ka miratuar buxhetin me votim te paster ,me shumice absolute, me ndryshime sic parashikohen ne kompetencat e tij te cilat jane aprovuar ose konfirmuar per bazueshmeri ligjore edhe nga Prefekti i Qarkut Berat.
Keshilli bashkiak nuk ka marre asnje vendim per te mbyllur Çerdhe,Kopeshte apo sherbime te tjera apo per te pakesuar numrin e personelit arsimor ne to pasi keto jane funksione te deleguara dhe ligjerisht nuk I cenon dot askush.
Keshilli Bashkiak nuk ben strukturen organike te Bashkise, as nuk shkurton apo shton sektore te rinj por ne mbeshtetje te Ligjit 139/2015 neni 54 pika (ç) dhe (dhe) e tij percakton nivelin e pagave te punonjesve dhe numrin maksimal te punonjesvete bashkise dhe institucioneve ne varesi te saj.
Ne keto kushte ka marre vendim qe pagat e punonjesve te jene 100% sipas VKM-së perkatese ne nje kohe qe ne bashki nje numer prej 157 punonjesish merrnin 65-90% te pages duke shtuar artificialisht numrin e punonjesve vetem per qoka elektorale.
Eshte jashte cdo llogjike financiare dhe ligjore qe ne nje bashki e vogel si ajo e Skraparit qe ka afersisht 10 mije banore residente te kete nje administrate te super fryre prej 400 vetash, ku beu I skraparit Nesim Spahiu kerkon 9 te punesuar vetem ne kabinetin e vet, te kryetarit pasi qe punesimet I shikon si menyren e vetme per te mbajtur karriken e vet te kryetarit te bashkise.
Fryma e reformes territorial dhe administrative e vitit 2015, Ishte dhe mbetet sherbim me I mire dhe I plote per qytetarin dhe perdorimi I mjeteve financiare e parave publike per sherbime me te mira per qytetarin, investime ne infrastrukture,permisimi te kushteve te jeteses se banoreve, per zhvillimin e zonave rurale ku nepermjet investimeve te hapen vende te reja pune dhe nivel jetese me I larte per qytetaret.
Nderkohe qendrimi I kryetarit dhe krahut te tij politik eshte ne kah diametralisht te kundert me reformen territoriale dhe administrative, pasi shikohet vetem si nje mjet per te vjele vota dhe perfitime financiare per njerezit qe perdor per politikisht per fushate.
Bej me dije gjithe opinionin publik se Keshilli I Bashkisë Skrapar ka votuar unanimisht qe te gjitha te ardhurat qe mblidhen nga shkurtimi I vendeve te punes te krijuara artificialishte do te shkojne per investime ne infrastrukture shkolla ujesjelles kanalizime etj, ne zonen e Tomorrices e cila eshte zona me e varfer dhe e prapambetur ne Skrapar ku nuk eshte vënë dore asnjehere gjate gjithe viteve te tranzicionit.
Per sa me siper I bejme thirrje publikisht kryetarit te Bashikse Skrapar te nderprese gjithe manovrat e tija qe nuk impresionojne askend dhe ne zbatim te ligjit per vetqeverijsen vendore ti paraqese urgjentë Zyres së Thesarit Skrapar organigramen e re sipas numrit maksimat te punonjesve te miratuar njezeri nga keshilli bashkiak duke inplementuar ne praktike buxhetin e miratuar nga keshilli I bashkise.
Tentativat e deshperuara te kryetarit te bashkise per te bere viktimen politike nuk kane asnje baze ligjorte pasi keshilli eshte votuar nga populli dhe eshte percjellesi me I mire I halleve dhe shqetesimeve te popullit te Skraparit.
Perfundimisht hedhim poshte me indinjate, si ligjerisht edhe politikisht cdo pretendim te kryetarit te bashkise Skrapar
I bejme thirrje Ministrit te Financave dhe Ministrit te Brendshem qe te zbatojne te gjitha sanksionet qe parashikon ligji per mos zbatim te vendimeve te keshillit bashkiak te Skraparit si I vetmi parlament legjitim I kesaj bashkie.
Grupi I keshilltareve Socialiste te bashkise Skrapar