• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
A ka lidhje përplasja e Trashit, me largimin e 3 “senatorëve”? Ja si përgjigjet Starova
Home
Futboll

A ka lidhje përplasja e Trashit, me largimin e 3 “senatorëve”? Ja si përgjigjet Starova

18 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Do të duhej të ishte njeriu që të rikthente titullin te Partizani pas 24 vitesh, por në fakt është bërë si rrufepritës duke marrë goditje të vazhdueshme.

Ndonjëherë nga kundërshtarët, ndonjëherë nga fati dhe, në disa raste, edhe nga brenda “shtëpisë” së tij. Sulejman Starova nuk ka droje të flasë për debatin e ashpër me Trashin dhe ta qortojë atë publikisht se si, në këtë moment delikat të Partizanit, nuk merr pak më shumë përgjegjësi dhe të ndihmojë ekipin në harmoninë e klubit.

Por ky është pretendimi i Starovës natyrisht, pasi Trashi, nga ana tjetër, thotë se ka marrë fyerje nga trajneri dhe se ky i ka thënë se nuk është në planet e tij.

Këtë të fundit “Bobi” e mohon kategorikisht. “Pse më dini naiv që, në një moment kur kam skuadrën kaq të limituar, t’i them një lojtari të rëndësishëm si Trashi se nuk e kam në planet e mia? Ç’janë këto përralla?! Po, patëm debat dhe lojtari gaboi rëndë, por për asnjë moment nuk i kam thënë se nuk e kam në plan”, thotë fillimisht Starova për “Panorama Sport”.

A ka lidhje kjo situatë me largimin e lojtarëve të tjerë si Vila, Krasniqi dhe Malota?

Jo, nuk ka asnjë lidhje. Ata nuk ishin pjesë e projektit të klubit për të ardhmen, ndërsa kjo me Trashin ishte një përplasje që ndodhi aty dhe kaloi cakun.

Ai thotë se ju e keni nxjerrë jashtë planeve dhe se nuk e doni më në ekip?

Pse kaq naiv më dini, vërtet?! Në një moment të tillë, kur kam skuadrën kaq të limituar, t’i them një lojtari të rëndësishëm si Trashi se nuk e kam në planet e mia? Ç’janë këto përralla?! Po, patëm debat dhe lojtari gaboi rëndë, por për asnjë moment nuk i kam thënë se nuk e kam në plan. Ai do të mbajë përgjegjësi edhe për këto që thotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tuna ndryshon profesion. Ajo shfaqet duke... (FOTO)
Previous article ASTRIT PATOZI/ Kjo qeveri po kalbet

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT