• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASTRIT PATOZI/ Kjo qeveri po kalbet
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Kjo qeveri po kalbet

18 January, 2018 Redaktor1 Blog

Nese fotot panoramike të mëngjesit në facebook-un e kryeministrit quhen punë, timonieri i “Rilindjes” po qeveris mirë.

Nëse pemët që mbillen live në TV nga lali Eri quhen pyll, Tirana gjithashtu po lulëzon dita-ditës.

Nëse legjendat për SPAK, KLP apo “peshq të mëdhenj” , që ndodhen vetëm pak centimetra larg rrjetës do të merren seriozisht, drejtësia ideale ka mbërritur tashmë në Shqipëri. Neve nuk na mbetet tjetër veç të rrojmë e të shohim.

Por e vërteta është se ky vend po lundron në depresion, ndërkohë që anija e qeverisë ka mbetur prej muajsh në stere. Dhe nuk ka rimorkiator që mund ta nxjerrë në breg.

Vezirët e sulltanit janë mbytur nga pesha e ministrive të stërmëdha, sepse timonieri vazhdon të mendojë se qeverisja është një lojë fantazie, që edhe mund të vizatohet.

Nuk është e sigurt nëse do t’u mjaftojnë 4 vitet për ta ndrequr atë çmenduri gjysëm delirante dhe gjysëm korruptive, që u quajt reformë e ekzekutivit. A thua se kishte ndodhur rotacion i fortë politik, dhe nuk ishte i njëjti kryeministër.

Por, edhe pse ka shkaktuar një ngërç traumatik, “piktura”
e fundit e Edi Ramës në trajtë qeverie nuk është e keqja më e madhe.

“Rilindja” po mbytet ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, kryesisht prej skandaleve të veta. Ndaj mos lusni që të gjeni optimizëm aty, ku ka bërë strehë prej shumë kohësh dëshpërimi.

Mos e kërkoni zgjidhjen tek administrata e hutuar, jo aq nga organigrama salamandër e timonierit, që ka bashkuar peshqit me delet, dhe ka ndarë pemët nga gjethet, sesa nga hija e dosjeve të drogës dhe të korrupsionit, që nuk lënë askënd të ngrohet.

Shqipëria nuk po qeveriset, por prej muajsh po zvarritet, sepse mazhoranca thjesht po e administron pushtetin. Kjo qeveri po kalbet, duke u përpjekur të na e hedhë nga zgjedhja nē zgjedhje dhe nga protesta në protestë edhe për shkak të paaftësisë dhe përgjegjësisë sonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ka lidhje përplasja e Trashit, me largimin e 3 “senatorëve”? Ja si përgjigjet Starova
Previous article Borini: Ekipet kundërshtare nuk na lënë të luajmë

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT