• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KA KATËR FËMIJË ME PUTIN/ E dashura e presidentit rus krahason pushtimin e Ukrainës me fitoren mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore
Home
Nderkombetare

KA KATËR FËMIJË ME PUTIN/ E dashura e presidentit rus krahason pushtimin e Ukrainës me fitoren mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore

25 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Alina Kabaeva, besohet gjerësisht se është e dashura e presidentit rus, Vladimir Putin. Gjimnastja olimpike ruse ka dalë së fundmi në publik duke udhëhequr një festival patriotik të gjimnastikës ritmike në Moskë.

38-vjeçarja doli për të udhëhequr “Alina Festival”, i cili është i përvitshëm në VTB Arena të kryeqytetit rus. Në këtë mënyrë ajo hodhi poshtë të gjitha thashethemet se ishte fshehur në Zvicër ose në ndonjë bunker në Siberi.

Ka katër fëmijë me Putin/ E dashura e presidentit rus krahason

Kjo shënoi një dalje të rrallë publike për ish-gjimnasten, e cila mendohet se është zonja e të fortit rus dhe nënë e katër fëmijëve të tij, të cilët nuk i ka njohur kurrë zyrtarisht.

Ajo u shfaq në skenë së bashku me qindra fëmijë të vegjël në ngjarjen shumë patriotike, që shfaqte një kor ushtarak dhe simbolin famëkeq rus “Z”, i cili është bërë sinonim i luftës në Ukrainë.

Ka katër fëmijë me Putin/ E dashura e presidentit rus krahason

Gjithashtu festivali i saj me të njëjtin emër përfshinte disa nga këngët më patriotike të Bashkimit Sovjetik, në një festë të fitores së vendit ndaj nazistëve. Por tema synonte padyshim të rriste mbështetjen për “operacionin ushtarak special” të Putinit në Ukrainë.

Sipas “Daily Mail”, emisioni i plotë do të transmetohet më 8 maj, në prag të një parade të madhe ushtarake të Sheshit të Kuq, që përkujton “Ditën e Fitores”, fundin e Luftës së Dytë Botërore.

E veshur me një fjongo patriotike të Shën Gjergjit, Kabaeva mbajti një fjalim emocionues, duke e lidhur mesa duket fitoren mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore me ngjarjet e sotme në Ukrainë.

“Kjo temë, e shini, kjo histori, nuk shkon vetëm në të kaluarën. Na mbetet. Kjo festë nuk është vetëm për të gjithë vendin, kjo është një festë për çdo familje. Çdo familje ka një histori lufte dhe ne nuk duhet ta harrojmë kurrë, por ta përcjellim brez pas brezi”, tha 38-vjeçarja.

Ka katër fëmijë me Putin/ E dashura e presidentit rus krahason

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ERJON LLAPUSHI TË LAJMËROJË ÇAPAJT, JANË..."/ Letra sekrete e të penduarit Luftar Reçi: Agron Kuliçajn më shpëtoi nga burgu i përjetshëm
Previous article TËRHIQEN FORCAT USHTARAKE/ Rusia shpall armëpushim për civilët në Mariupol

s.autor

Postime të ngjashme

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë Aktualitet

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT