• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA EMRA SHUMË INTERESANTË”/ Çfarë deklaroi Monika Kryemadhi në SPAK?
Home
Aktualitet
Kronikë

“KA EMRA SHUMË INTERESANTË”/ Çfarë deklaroi Monika Kryemadhi në SPAK?

1 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po përballet me akuza absurde, të cilat lidhen me një kredi të marrë në vitin 2010.

“Vepra penale, qoftë për mua apo për mamanë time, quhet pse unë kam marrë një kredi në vitin 2010 dhe kjo kredi qenka e paligjshme, edhe pse ajo është shlyer për 4-5 vjet, ndërkohë që mamaja ime e ka shlyer për 9 muaj. Ka një analizë financiare nga SPAK, por kemi edhe ne tonën. Personi që ka bërë analizën nuk është ekspert, ndërsa i yni është i licencuar nga Ministria”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se nga ana e prokurorëve sheh “shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash, përpos diskriminimit dhe intimidimit të dëshmitarëve”.

Kryemadhi nënvizoi se emrat e përfshirë në këtë çështje janë “shumë interesantë”, duke aluduar për prapaskena më të thella politike e juridike.

Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku.

SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.

Tanimë pritet që Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion të caktojë këtë muaj një seancë paraprake për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENT NË AJËR ME AVIONIN E URSULA VON DER LEYEN/ Rusët i bllokojnë GPS. Pilotët ulen në pistën bullgare duke përdorur…
Previous article SHERRI NË LOKALIN NË KORÇË/ Kush janë 10 personat e përfshirë, mbetën të plagosur tre prej tyre

s.autor

Postime të ngjashme

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT