• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA 2 VULA”/ Meta zbulon detaje nga nënshkrimi i dekretit për lirimin e Begajt: Ja procedura që u ndoq
Home
Politikë

“KA 2 VULA”/ Meta zbulon detaje nga nënshkrimi i dekretit për lirimin e Begajt: Ja procedura që u ndoq

6 June, 2022 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar procedurën ligjore me të cilin u nënshkrua dekreti i lirimit nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, gjë që i hapi rrugë zgjedhjes së tij në krye të shtetit në seancën e të shtunës.

I ftuar në Syri Tv, Meta sqaroi se dekreti u hartua në presidencë dhe u firmos prej tij në Turqi, në tokën e NATO-s.

“Në rast e Presidentit nuk jemi si në rastin e Kryeministrit ku delegohet firma te zëvendëskryeministri, neni 91 thotë se postin e kryetarit të Shtetit mund ta marrë Kryetari i Kuvendit vetëm kur Presidenti ndërron jetë ose është i pamundur të kryejë detyrën. Duhet të përcaktohet dhe me Gjykatë Kushtetuese dhe komision që presidenti është i pamundur.

E gjitha kjo është një spekulim dhe situata ka qenë shumë transparente. Ditën që është nënshkruar ky dekret, disa orë më përpara në Presidencë është administruar kërkesa e bërë nga Kryeministri për të liruar shefin e Shtabit nga detyra dhe bashkë me të dhe kërkesa e Shefit të Shtabit, pra Presidenca edhe kur Presidenti nuk është në zyrë funksionon edhe pse Presidenti është jashtë. Në bazë të kësaj kërkese, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, i thotë Presidentit që ka ardhur kjo kërkesë dhe Presidenti kërkon mendim si do veprohet në rastin konkret.

Në Tiranë, aty ku është zyra e Presidentit, Sekretari i Përgjithshëm harton dekretin, Presidenti e shikon këtë dekret, të hartuar në të gjitha detajet dhe e firmos. E dërgon në mënyrë elektronike si e parashikon dhe ligji. Kjo ka ndodhur në tokë të NATO-s.

Ka dy vula. Origjinali është përcjellë Presidencës aty nga erdhi. Këtu ke dy dokumente me vulën e Sekretares së Përgjithshme të Presidencës dhe bashkëlidhur me këtë thotë po ju përcjellim një kopje të dekretit të Presidentit dhe është vula e Presidentit që administron Sekretarja e përgjithshme. Vulën e mban Sekretarja e Përgjithshme, nuk e marr unë me vete në Stamboll”, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA SHKUAR NE DUBAI ME PUSHIME"/ Punonjësi vjedh pensionet dhe zhduket. Drejtori: Do t’i kthejë kur të marrë kredinë!
Previous article ÇFARË TË DUHET NË JETË? Këto pozicione perfekte për seksin oral

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT