• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Juristi Çlirim Gjata: VETTINGU duket se po kalon nga misioni i vet, ka standarde të dyfishta
Home
Intervista

Juristi Çlirim Gjata: VETTINGU duket se po kalon nga misioni i vet, ka standarde të dyfishta

21 July, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi, Intervista

Zbatimi i vettingut po shoqërohet me kritika, sa i takon procesit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Juristi Çlirim Gjata, duke folur lidhur me proces çështje në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, thotë se deri më tani vlerësimi është ndalur më së shumti tek çështja e pasurisë.

Sipas Gjatës, vlerësimi po bëhet lidhur me atë çka vetë gjyqtarët dhe prokurorët kanë deklaruar në formular, dhe deri më tani nuk është bërë asnjë hetim nëse kanë aop jo llogari jashtë vendit, apo lidhje me segmente të ndryshme.

Juristi Çlirim Gjata thotë se deri më tani janë vënë re standarde të dyfishta sa i takon vlerësimit, ndërsa shton se “Vettingu duket se po kalon nga misioni i vet, por kthehet në një institucion burokratik”.

“Vettingu po përqendrohet shumë te çështja e pasurisë, por pa nxjerrë shumë nga kjo gjë. Po përmend një rast, ku një gjyqtar u shkarkua pasi nuk iu rakorduan shifrat për një kredi që kishte marrë. Ndërkohë që ka patur raste të gjyqtarëve pak më të fuqishëm se ai, që kanë patur gjëra edhe më të mëdha dhe kanë kaluar. Pra problemi qëndron këtu, tek këto standardet e dyfishta. Deri më tani takën folur vetëm për deklarimet që ka bërë vetë gjyqtari, nuk kanë përmendur ndonjë llogari bankare jashtë, apo gjëra të tjera.

Vettingu deri tani, madje me ndihmën e ndërkombëtarëve, shumë pak kanë nxjerrë implikime të gjyqtarëve apo prokurorëve me krimin. Deri më tani nuk kemi parë të kapen gjyqtarë të implikuar në segmente të caktuara. Vettingu duket se po kalon nga misioni i vet, por kthehet në një institucion burokratik”, u shpreh juristi Çlirim Gjata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si në FILMAT VIZATIMOR / Portieri i Corinthians bën MREKULLINË (VIDEO)
Previous article SKANDALI I FILMIMEVE SEKSUALE/ Trump akuzon hapur ish-avokatin e tij: Ti i regjistrove videot

F.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT