“Me dasht, me besu tek vetja, me fal buzëqeshje” -u tha nxënësve të klubit të leximit Gjimnazi Petro Nini Luarasi autori i mirënjohur Zija Çela, fitues në vite i mjaft çmimeve letrare.
Gjimnazistët diskutuan me autorin për librin me tregime “Princi i buzëqeshjes”, për fillesat si shkrimtar, për pushtetin e shkrimtarit, por edhe për nobelistin e saposhpallur, Peter Handke dhe çmimin e tij kaq të diskutuar.
“Juria e Nobelit hodhi në erë paturpësisht moralin e vet, duke iu kundërvënë moralit të njerezimit, atij që është nënshkruar edhe në Kartat e OKB-së. Prandaj Handken ka juria, Bota ka Kadarenë. Madje në katin ma të epërm, atë të nivelit Mbinobel, në shoqerinë e Borgesit, Tolstoit, etj.”- u shpreh Çela.