• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JUNCKER NË TIRANË/ Kreu i Komisionit Europian: Vendi i natyrshëm i Shqipërise është në Bashkimin Europian (LIVE)
Home
Shqipëri

JUNCKER NË TIRANË/ Kreu i Komisionit Europian: Vendi i natyrshëm i Shqipërise është në Bashkimin Europian (LIVE)

25 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas vizitës së tij në Maqedoni, ku nisi turin Ballkanik, kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë me synim nxitjen e proceseve integruese të vendit drejt Bashkimit Europian.

Axhenda e Delegacionit të lartë të BE-së në Tiranë nisi me pritjen me nderime ushtarake në Kryeministri.

Në konferencën e përbashket per shtyp, kryeministri Rama tha: Vizita është përmbushja e një zotimi të vjetër, por të mbajtur në momentin më të mirë të mundshëm, pasi vjen pak kohë para momentit të vendimmarrjes për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave dhe pak kohë pas publikimit të strategjisë së re të zgjerimit, e cila përbën një bazë inkurajuese për të gjitha vendet e rajonit tonë. Ne u takuam në dhjetor në Bruksel dhe sot pata mundësinë dhe privilegjin ta informoj për zhvillimet e reja. KE ka rekomanduar që në nëntor të 2016 hapjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë duke nënvizuar çuarjen para të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkretisht të Vettingut.

E informova Presidentin se sot që flasim ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta, që janë tërhequr nga Vettingu, që faktikisht nuk do të jenë më pjesë e sistemit. Tregues i qartë, që vettingu ka filluar të funksionojë si shtysë e fuqishme drejt realizimit të objektivit, drejtësi e re dhe e pavarur. Presim në vijim edhe hapjen e çështjeve konkrete me rezultate konkrete nga komisionet e Vettingut. Ka hyrë në proces ‘Forca e Ligjit’. Ndryshimet, prokurori i përgjithshëm dhe çeljen e një serë dosjesh që flinin në prokuroi. Rekomandimin e meritojmë, shpresojmë që vendet anëtarë do të përgjigjen pozitivisht. Detyrat e shtëpisë i kemi kryer deri në këtë pikë. Keqardhje që nuk arritëm t’u presim me një kohë mesdhetare, po është një mënyrë për t’iu bërë që të nidheni si në Bruksel ‘shi, gri dhe mërzi” tha Rama.

Jean-Claude Juncker deklaroi se:
“Bisedimet kanë nisur më parë. Kur erdha në vizitën e parë në Tiranë, kryeministri ishte kryebashkiak dhe dëgjova rezervat që shprehën të tjerët për të. Shqipëria dhe Ballkani janë vende miq, që janë perspektivë evropiane, pasi Shqipëria është një vend evropian, jemi ndarë nga historia, por nuk duhet humbur kaq shumë kohë për t’u ndarë. Bëhet fjalë për ta rishikuar historinë përmes pajtimit. Konstatoj që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progres, ka bërë shumë reforma impresionate, progresi është mbresëlënës, nëse vijon kështu, KE do të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur për të bërë premtime bosh, por vetëm mund të inkurajoj Shqipërinë që të vijojë reformat, sidomos në luftën kundër krimit, vettingut, organizimit të gjykatave. Do të jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësimin. Mbështesim Shqipërinë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rikonfirmoj, se vendi i Shqipërisë është në gjirin e BE” deklaroi ai.

 

ERTV Live😊: Konferenca e përbashkët për shtyp, me Presidentin e KE, Juncker 🇦🇱🇪🇺

Posted by Edi Rama on Sonntag, 25. Februar 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenal-Manchester City, ja kush e fiton trofeun e parë në Angli
Previous article ERVIS ILJAZAJ/ Kur Presidenti është më i “fortë” se sa posti i tij

F.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT