• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JUGU PO “SHUHET”/ 3 qarqet më të mëdha me shtesë natyrore negative
Home
Sociale

JUGU PO “SHUHET”/ 3 qarqet më të mëdha me shtesë natyrore negative

20 May, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Në rrugicat e Dhoksatit, fshat në Gjirokastër, është thuajse e pamundur të ndeshesh me ndonjë të ri. Edhe pse popullsia atje ka përjetuar që në vitet e hershme emigracionin dhe largimin e të rinjve, ky fenomen është bërë edhe më i dukshëm pas viteve 2000. Nga 120 familje që kishte dikur ky fshat, tashmëka vetëm 20-25, ku pjesa më e madhe janë pleq. Qarku i Gjirokastrës po përjeton tkurrjen më të madhe të popullsisë, me diferencën më të madhe midis lindjeve dhe vdekjeve nëvend.

Monitor përllogariti lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore në qarqet e vendit pët vitin 2018, ku Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë një shtesë natyrore negative, që do të thotë numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve.

Pasojat negative të kësaj situate do të çojnë në uljen e popullsisë në moshë pune, rënie të produktivitetit dhe rritjen e të moshuarve. Ato bëhen edhe më të dukshme kur iu shtohet edhe emigrimi.

Numri i lindjeve për 1000 banorë në Gjirokastër gjatë 2018-s ishte 8.6, përkundrejt 12.1 vdekjeve për 1000 banorë. Nëmënyrë natyrale, pa marrë në konsideratë lëvizjet migratore, popullsia atje u pakësua me 3.5 individë për çdo 1000 banorëtë qarkut.

E njëjta situatë vlerësohet të jetë edhe në qarkun e Korçës, i cili shënoi gjithashtu një diferencë negative të lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë 2018-s për çdo banorë në këtë qark pati 2.2 individë më pak. Diferencë negative ka shënuar dhe qarku i Vlorës (shiko grafikun dhe tabelën).

Nga ana tjetër, Kukësi është qarku me shtesën natyrore më tëlartë në vend, kur për çdo 100 banorë atje, shtesa natyrore është rreth 6. Ndonëse Kukësi nuk është qarku me lindjet mëtë larta. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në Kukës pati 12.4 lindje të reja për çdo 1000 banorë, përkundrejt 6.6 vdekje.

Lindjet më të larta u shënuan në qarkun e Dibrës, ku sipas tëdhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor ishin 13.1 lindje për 1000 banorë, ndërsa vdekjet 7.7. Shtesa natyrore nëqarkun e Dibrës është ndër më të lartat në vend me 5.5 për çdo 1000 banorë.

Edhe në qarkun e Tiranës, në të cilin është përqendruarthuajse 1 e treta e popullsisë, lindjet /1000 banorë ishin gati sa dyfishi i vdekjeve, me një shtesë natyrore prej 4.9/1000 banorë.
Në Berat, Fier apo Shkodër, shtesa natyrore e popullsisë ka mbetur në vend numëro, pasi diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve është më e vogël se 1.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKENCA/ Mjekra mund të rrezikojë shëndetin e meshkujve
Previous article E BUJSHME/ Cristiano Ronaldo merr këtë çmim të rëndësishëm në Itali

k.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT