• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU TREGOJ BURIMET E MIA…”/ Gazetari amerikan Guy Lawson i kundërpërgjigjet Shkëlzen Berishës
Home
Politikë

“JU TREGOJ BURIMET E MIA…”/ Gazetari amerikan Guy Lawson i kundërpërgjigjet Shkëlzen Berishës

22 March, 2019 k.autor Politikë

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka humbur Gjyqin në shkallën e parë të një Gjykatë ne Florida përballë , Guy Lawson, autorin e librit “Armët dhe Çunat”.

Berisha e akuzonte Lawson  për shpifje pasi ky i fundit, nxirrte prova dhe fakte të bazuar në burime të ndryshme se Berisha ishte i përfshirë në biznesin e armëve, që çoi në tragjedinë e Gërdecit.

Tanimë gjyqi është në Gjykatën e Apelit, ndërsa Berisha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka hedhur poshtë disa detaje të librit, dhe thotë që  Lawson ka shpifur në shumë raste në librin e tij.

Në një komunikim me e-mail për gazetarin e Dritare.net, Lawson u është përgjigjur edhe një herë akuzave për “shpifje” të Berishës, duke thënë se shumë nga pretendimet e Berishës janë hedhur poshtë nga Gjykata.

Berisha deklaroi se është përpjekur të komunikonte me Lawson me anë të një emaili, por ai thotë se autori i librit “Armët dhe Çunat” nuk i ka kthyer kurrë përgjigje, dhe nuk ishte i interesuar për të dëgjuar dëshminë e tij.

Zoti Lawson shprehet se : “Z. Berisha nuk ishte në gjendje ta provonte këtë email gjatë procesit gjyqësor, dhe nuk ka asnjë provë se ai më ka kontaktuar mua para se libri im të publikohej, gjë që në fakt, z.Berisha e di mirë.”

Një tjetër pretendim i Berishës ishte se në librin e tij, burimi kryesor për Lawson ka qenë Erion Veliaj.

Autori, shprehet se në librin e tij të shumëdebatueshëm, ka përdorur një sërë burimesh.

“Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç vuri në dukje gjyqtarja Cooke në vendimin e saj, unë mbështetem te një numër i madh burimesh të tjera, për të provuar përfshirjen e Paditësit(Z.Berisha)  duke përfshirë artikujt e New York Times, Broqard Beach New Times, New Republic. Dokumentari i “Al Jazeera”, “Bullets and Bucks”, ka zbuluar tabulatët diplomatikë, në të cilat ambasadori i SHBA implikon zotin Berisha në marrëveshjen korruptive të armëve, si intervista me shumë njerëz të tjerë që besojnë fort se zoti Berisha ishte i përfshirë në këtë marrëveshje. Me fjalë të tjera, kishte një numër të madh burimesh që implikonin zotin Berisha në këtë trafik armësh.”-shprehet Lawson.

Gjithashtu Zoti. Berisha tha se Lawson gënjen për takimin e tij me “çunat”, dhe këtë gënjeshtër e bën për t’i dhënë rëndësi librit të tij.

Zoti. Lawson në përgjigjen e tij, thotë se duke u referuar tek vendimi i Gjykatës, deklaratat e Berishës janë një teori konspirative.

“Gjykatësja Cooke e hodhi poshtë këtë argument, si një “teori konspirative” që “nuk arrin të provohet me dëshmi të qarta dhe bindëse”. Qëllimi im ishte dhe është nxitja e vëmendjes ndaj veprimtarive korruptive me shpresën se një hetim i duhur do ndërmerret për ngjarjen në Gërdec .”-thotë Lawson.

Shkëlzen Berisha deklaronte në emisionin se:  Zoti Lawson e di shume mirë se historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me historinë e AEY. Zoti Lawson, përpiqet t’i bashkojë këto histori për shkak se kërkon ta bëjë fabulën e vet sa më interesante. Këto dy histori nuk lidhen me njëra tjetrën. Demontimi i fishekëve dhe shitja e fishekëve, janë dy histori komplet të ndryshme nga njëra tjetra.

Por, Lawson thotë se përsëri Gjykata e ka hedhur poshtë këtë pretendim të Berishës.

“Përsëri, gjyqtarja Cooke e ka hedhur poshtë këtë argument. Ajo vuri në dukje se: “Thelbi i të dy historive ishte se Paditësi (Z.Berisha) ishte i përfshirë në një marrëveshje korruptive për trafikimin e arsenaleve të mëdha dhe të rrezikshme të Shqipërisë, që datonin që prej luftës së ftohtë ”

Libri im nuk nxirrte akuza të reja, ai paraqiti vetëm detaje dhe kontekste më të thella, duke treguar të kundërtën që thotë Berisha, se sa shumë ishin të lidhura, tragjedia e Gërdecit dhe marrëveshja e AEY.”-përfundon komentin e tij Lawson

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E AVOKATIT TË SHULLAZIT/ Zbarkon "RENEA" në Elbasan
Previous article LIVE/ Shqipëri-Turqi, Ka nisur sfida në “Loro Boriçi”

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT