• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU PUSHTONI EKRANET”/ Rama: Komunikimi në çdo fazë “lufte” është fondamental
Home
Politikë

“JU PUSHTONI EKRANET”/ Rama: Komunikimi në çdo fazë “lufte” është fondamental

1 April, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë në Skype në ABC News gazetarin Mustafa Nano. Rama ka folur për situatën e pandemisë dhe vështirësitë që duhen kaluar në vazhdimësi.

Gjatë bisedës gazetari Nano ka pyetur kryeministrin se pushtimi i ekraneve nga Rama ndoshta ka bërë që opozita të ketë sjellje agresive.

Por kryeministri tha se kjo ishte e domosdoshme kur ndodhin situata si e tërmetit apo si kjo e pandemisë.

Sipas Ramës njerëzit kanë nevojë të kuptojnë se nuk janë vetëm përballë vështirësive.

Mustafa Nano: Ju jeni kthyer në protagonist, krijohet një kompleks për opozitën. Një nga arsyet që e bën opozitën agresive është se ju pushtoni skenën. Mund të ishte grupi i emergjencës  kombëtare që informon publikun, kryeministrin italian e sheh rrallë të dalë, protagonistët janë ata të emergjencës civile.

Edi Rama: Unë besoj shumë  tek nevoja për komunikim në këtë fazë dhe në çdo fazë lufte. Patëm eksperiencën e tërmetit, dhe mendoj se intensiteti i  madh i komunikimit në momentin kur njerëzit kanë nevojë për mbështetje, dhe një formë komunikimi apo pikë referimi, për të kuptuar dhe për të ndjerë që s’janë vetëm, është fondamental. Besoj që në këtë rast kam të drejtë unë.

Mustafa Nano: Ne kemi nevojë të promovojmë edhe figura të tjera, nuk është mirë për një komb të mendojë se kemi kryeministrin dhe ai i bën ai të gjitha…duhen shfrytëzuar resurset…

Edi Rama: Nuk është se dal vetëm unë, jam intensivisht në komunikim, por Ministrja e Shëndetësisë del përditë, Ministrja e Mbrojtjes është përditë, por vetvetiu vëmendja është më e fokusuar kur unë dal. Shumë mesazhe që mund ti marrë era, kondensohen në një situatë komunikimi të fokusuar, ndërkohë që në mbrëmje të gjitha ekranet janë të mbushura me ekspertë, dhe unë në këtë rast dua të them se jam surprizuar shumë pozitivisht, nga komiteti i ekspertëve që ne kemi në këtë fushë, në këtë luftë. Kemi komunitet ekspertësh që i merr vendimet të gjitha për strategjitë, opinionet, dhe unë për të gjitha iu referohem atyre, dhe asgjë nuk them nga fantazia./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIATDHESIMI I SHTETASVE TË BE NGA SHQIPËRIA/ Soreca: Tjetër shembull solidariteti nga qeveria shqiptare
Previous article KORONAVIRUSI NË RUSI/ Infektohet me Covid-19 mjeku që u takua me Presidentin Putin

Delo.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT