Të gjithë ata persona që pëlqejnë stilin ‘retro’ (që në vetvete ka të bëjë me stilin e të veshurit ngjyra jo shumë të ndezura, por edhe me mënyrën e jetesës që është jo me hapin e fundit) kanë dëshirë që të kenë shumë gjëra në përditshmërinë e tyre.
Hollywood Reporter ju liston njëmbëdhjetë gjërat ‘in’ që çdo tip retro duhet me patjetër t’i ketë. Nuk janë domosdoshmërisht veshje, por ka edhe aksesorë të ndryshëm.
Një bluzë e zezë, me shkronja të drejta. Zakonisht shumë prej stilistëve e shohin të detyrueshme që çdo person të ketë bluza bazike, një ngjyrëshe në garderobën e tij.
Një filxhan çaji, ose kafeje më të madh se madhësia normale. Por jo vetëm kaq. Duhet të ketë mbishkrime të ndryshme, ose të paktën edhe thënie.
Një lojë të vjetër ‘policësh’. Kjo është një nga ato gjërat që zakonisht njerëzit i përdorin për kohën e tyre të lirë.
Qirinjtë me fotot tuaja janë kaaaq ‘IN’ saqë këtë vit çdo personazh publik po i përdor për t’i mbajtur në shtëpitë e tyre.
Një poster i vjetër, ose një hartë e ndonjë qyteti që tregon se ju e pëlqeni të vjetrën.
Sot nuk mund t’i shmangesh teknologjisë. Kështuqë edhe ‘retro’-t mund të gjejnë në dyqane të ndryshëm, kasa telefonash me ikona të viteve ’90 ose më herët.
Byzylyku i miqësisë. E ku do të iknim pa këtë detaj?! Byzylyku i miqësisë është gjithnjë në modë. Kështu nëse keni një mik/mike do të duhet që të keni një të tillë patjetër./ Përgatiti: AlpeNews.al









