• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JU MUNDON LEMZA? Ekspertët kanë një zgjidhje për këtë
Home
Shëndet

JU MUNDON LEMZA? Ekspertët kanë një zgjidhje për këtë

10 September, 2024 s.autor Shëndet

Lemza (singultus) është zakonisht një fenomen i padëmshëm dhe kalon brenda një kohe të shkurtër. Ka shumë pak prova që tregojnë se lemza ka një funksion të dobishëm. Sipas studimeve, lemza mund të shfaqet edhe kur një foshnjë është ende në mitër. Lemza gjatë kësaj faze mund të ndihmojë në zhvillimin dhe forcimin e muskujve të përfshirë në frymëmarrje. Në rastet kur lemza vazhdon për disa ditë ose javë, ajo mund të sinjalizojë një problem të thellë shëndetësor, dhe për këtë arsye është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek.

Të gjithë e dimë se sa e lodhshme dhe e bezdisshme mund të jetë lemza, veçanërisht në situata ku nuk mund ta ndalojmë. Lemza mund të jetë e pakëndshme, veçanërisht kur jemi në shoqëri, nganjëherë ndiejmë se nuk mund ta ndalojmë, pavarësisht sa shumë ujë pimë apo sa kohë e mbajmë frymën. Por ndjesia që shkakton, është edhe shumë e padurueshme. Të shqetësuarit nga lemza tani mund të marrin frymë të lehtësuar pasi mjekët kanë zbuluar një metodë që përfshin vetëm katër hapa.

Siç pretendojnë ata, funksionon. Nxirreni frymën plotësisht, zbrazni mushkëritë tuaja. Merrni frymë thellë dhe mbajeni për disa sekonda. Pa nxjerrë frymën, merrni edhe disa frymë dhe mbajeni për disa sekonda. Përsëriteni hapin e tretë. Lemza është një tkurrje e pavullnetshme dhe e shpejtë e diafragmës dhe muskujve ndër brinjë që zgjerojnë mushkëritë për frymëmarrje, e ndjekur menjëherë nga mbyllja e glotisit.

“Është një përplasje muskulore që mbyll rrugët e frymëmarrjes pas gëlltitjes. Mbyllja e glotisit është ajo që shkakton tingullin ‘hik’’-shpjegoi dr. Mark Loufman. Lemza zakonisht është afatshkurtër dhe Loafman thekson se lemza më e gjatë mund të lidhet me probleme shëndetësore. “Episodet më të gjata shoqërohen me një sërë gjendjesh, nga beninje tek ato serioze, megjithëse ndonjëherë nuk e gjejmë kurrë arsyen për lemza të vazhdueshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPET GARA PËR DREJTORIN E RI TË POLICISË SË SHTETIT/ Kandidatët kanë 7 ditë kohë për të aplikuar
Previous article "DËMTOJNË SHËNDETIN MENDOR DHE FIZIK"/ Australia shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët

s.autor

Postime të ngjashme

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT