Është vlerësuar se afërsisht 300 milionë tonë plastike janë prodhuar çdo vit, më shumë se gjysma e të cilave është për produkte me përdorim të vetëm. Këto shishe plastike, çanta kashte dhe mbeturina të tjera plastike përfundojnë kryesisht në oqeanet tona, gati më shumë se 8 milionë ton në vit. Përbërja e tyre toksike ndikon indirekt edhe tek banorët e “ujërave’, peshqit.
Plastika mund të shkaktojë probleme vdekjeprurëse kur konsumohet nga ana e njëriut. Kjo për shkak të përbërjeve toksike që ka.
Ato mund të shkaktojnë:
Bllokim zorrësh
Dëmtime fizike
Ndryshime në sjellje
Ndryshime në metanolizëm
Dëmtime të mëlçisë
Qendra për Diversitetin Biologjik vuri në dukje se peshqit në Paqësorin e Veriut janë të njohur për të konsumuar 12,000 deri 24,000 tonë plastike çdo vit.