• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU LUTEM SI KRISHTI MUHAMEDIT…”/ Rama: Nesër 8 orë kohë për të bërë pazaret. Më pas, S’KA TOLERANCË
Home
Politikë

“JU LUTEM SI KRISHTI MUHAMEDIT…”/ Rama: Nesër 8 orë kohë për të bërë pazaret. Më pas, S’KA TOLERANCË

22 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij të “Facebook bilancin e deritanishëm të luftës ndaj koronavirusit, luftë të cilën po e kalon pjesa dërrmuese e botës. Teksa bën me dije numrin e të prekurve, kreu i ekzekutivit u bën edhe një herë thirrje qytetarëve që të respektojnë oraret e vendosura nga qeveria në mënyrë që tja dalim sa me më pak pasoja nga kjo situatë aspak e lehtë.

Postimi i plotë:

Sot numri i pozitivëve u rrit! sidoqoftë brenda parashikimit lavdi zotit dhe do të vazhdojë të rritet ende më shumë këtë javë! Por sfida e madhe është të mos rritet nga marrëzitë tona e të dalë jashtë kontrollit!

Me rezistencë të madhe popullore, mund të dalim nga kjo luftë me humbje e plagë të mëdha, por shumë më pak sidoqoftë se sa po nuk rezistuam! Ju lutem si krishtit e muhametit mos luani me zjarrin dhe mos bëni një hap më shumë përtej kufijve që janë vënë për secilin! Nesër nis një ditë e re me sfidën e mosshkeljes së orareve; mosdaljes me asnjë tjetër në krah; moskrijimit të grumbujve në tregje e në dyert e dyqaneve!

Ju lutem mbani fëmijët brenda!

Ju lutem mos lini pleqtë të dalin nga dera! ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund!

Ju lutem rrini drejt e njëri pas tjetrit në radhë me durim! ju lutem mos dilni poshtë pallatit!

Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos merrni më qafë familjen dhe shqipërinë me numra idioteskë në shkelje të rregullave të luftës! Ju lutem kuptojeni se sa e turpshme dhe kriminale është të na vdesin qindra e mosozot mijëra njerëz, për një pakicë të vogël fare që nuk reziston, po tradhëton!

Ju lutem njëmijë herë mos, mos, mos! shteti po bën gjithçka mundet, forcat e rendit do bëjnë gjithçka munden, 99% e populit po bën gjithçka duhet, prandaj ju që jeni pakica e pakicës, por jeni aq sa i duhen armikut për të na grirë si mish qeni, mos tradhëtoni! Do t’ju godasim pa asnjë tolerancë, por juve nuk duhet ta çoni punën aty! jemi të gjithë një familje dhe s’ka më turp në histori që të humbim një luftë si kjo, se nuk rrimë dot në shtëpi!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Tenori Placido Domingo rezulton pozitiv në testin për Covid-19
Previous article "TOKA NUK ËSHTË VETËM E NJERIUT"/ Ky 72-vjeçar parashikoi koronavirusin

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres Aktualitet

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë Aktualitet

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT