• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU KËRKOJ FALJE”/ Ministri britanik ngatërron Shqipërinë me Rumaninë gjatë një intervistë live
Home
Nderkombetare

“JU KËRKOJ FALJE”/ Ministri britanik ngatërron Shqipërinë me Rumaninë gjatë një intervistë live

11 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Mel Stride ka thënë një gafë. Ose dy. Sekretari britanik i Punës u skuq pasi ngatërroi dy herë Shqipërinë me Rumaninë teksa po fliste në radio.

Ministri i kabinetit e bëri gafën teksa mbrojti planin e qeverisë për Ruandën në programin “Today” të BBC Radio Four.
Sipas gazetarit, Rishi Sunak ishte në rrugën e duhur për të thyer premtimin e tij për të ndaluar varkat e vogla që transportonin emigrantë përtej Kanalit nga Franca.

Por Stride iu përgjigj duke i thënë se “numrat nuk janë më në rënie në krahasim me vitin e kaluar…gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tashmë të njëjtë me vitin 2022”.

Sipas tij, qeveria kishte një sërë politikash për ta ndihmuar atë të arrinte objektivin e saj.
“Për shembull, ne kemi pasur një marrëveshje me Rumaninë, çka nënkupto se duke i kthyer njerëzit menjëherë në Rumani, numri i rumunëve që vijnë këtu ka rënë”

Por gazetari e pyeti nëse e kishte fjalën për Shqipërinë, dhe jo për Rumaninë siç pretendonte ai.

“E ke fjalën për Shqipërinë?”

“Më falni, e kam fjalën për Shqipërinë – ju kërkoj falje”.

Por nuk mbaroi e gjitha me kaq.

Gjatë intervistës, Stride iu referua përsëri “marrëveshjes së Rumanisë” përpara se të duhej të korrigjohej përsëri.

Ai po përpiqej t’i referohej një marrëveshjeje që Mbretëria e Bashkuar ka arritur me Shqipërinë, e cila parashikon që emigrantët të kthehen në atë vend nëse arrijnë në Britani.

Diku tjetër gjatë intervistës, Stride këmbënguli se kryeministri do të mbajë premtimin e tij nëse miratohet Projektligji i Migracionit të Paligjshëm dhe Gjykata e Lartë vendos që politika e dërgimit të azilkërkuesve në Ruandë është e ligjshme.

“Këto gjëra do të kërkojnë kohë, por nëse mund t’i ndalojmë varkat dhe mund të vendosim marrëveshjet tona me Ruandën përmes Gjykatës së Lartë, atëherë mund të bëjmë përparim të vërtetë dhe të qartë dhe kjo është ajo që kjo qeveri është absolutisht e vendosur të bëjë”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Mbërrin për herë të parë në brigjet e Sarandës kroçerja luksoze ‘Explorer of the Seas Cruise’
Previous article DEBATI/ Flutura Açka përplaset me Skënder Gjinushin: Keni ardhur sot me ftesë të mikut tuaj

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT