• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Flutura Açka përplaset me Skënder Gjinushin: Keni ardhur sot me ftesë të mikut tuaj
Home
Politikë

DEBATI/ Flutura Açka përplaset me Skënder Gjinushin: Keni ardhur sot me ftesë të mikut tuaj

11 July, 2023 s.autor Politikë

Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit të Medias, ku i pranishëm ishte kreu i Akademisë së Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Ky i fundit u përplas me kryetaren e Komisionit, njëherazi deputete e Partisë Demokratike, Flutura Açka, e cila deklaroi se Gjinushi nuk i është përgjigjur ftesës së institucionit por ka marrë pjesë në mbledhje me ftesë të mikut të tij.

Këto deklarata u hodhën poshtë nga Gjinushi i cili ngriti pretendimin se nuk ka marrë ftesë për të qenë prezent në mbledhje.

PJESË NGA DISKUTIMI
Skënder Gjinushi: Kur paraqitet projektligji bëhet kalendar, përcaktohet në fillim dhe jo në fund. Ju nuk doni të dëgjoni!Flutura Açka: Të shpjegoj unë një gjë. Ne ju kemi ftuar dje. Janë të gjitha me shkresa. Ju nuk erdhët dje. Për procedurë ne nuk kemi shkelur asnjë procedurë.
Skënder Gjinushi: Ka mundësi ta mbaroj një minutë…
Flutura Açka: Sot keni ardhur i ftuar nga Zoti Beqiraj, se e keni mik, ju keni ardhur për atë që e keni mik…
Skënder Gjinushi: Çfarë lidhje ka kjo?
Flutura Açka: Ju ka kërkuar ky komision i nderuar me shumë respekt. Ju thatë nuk na keni ftuar. Ju kemi ftuar dje me procedurë të rregullt.
Skënder Gjinushi: Kur caktohet paga dhe tarifat e reja, këto kanë efekt financiar. Kur të vijë vendimi atëherë shihen efektet. Ndërsa këto nuk kanë lidhje me efektin, kanë lidhje me organizimin e institucionit. Këto janë vetëm rregullime. Ne nuk fitojmë gjë si institucion. Thuhet që edhe kryesisë ia cakton kuvendi. Por nuk thotë sa do jenë. Për pjesën tjetër thuhet do veprohet po njësoj ashtu si thotë ligji. Këtu është e drejta juaj të thoni e pranoi apo nuk e pranoni.
Flutura Açka: Zoti Gjinushi, për shkak se ka ndërhyrë në nenin 19, dhe aq më shumë tani që bëmë shtesën, për shkak të kësaj ndërhyrje pavarësisht nëse ka efekte apo nuk ka efekte se nuk e vendosim ne. Në momentin që preket një nen jemi të detyruar t’i drejtohemi këshillit të ministrave. Këto janë në relacione të dy institucioneve shumë të rëndësishme të këtij Kuvendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JU KËRKOJ FALJE"/ Ministri britanik ngatërron Shqipërinë me Rumaninë gjatë një intervistë live
Previous article KËRKESA PËR ARRESTIMIN E AHMETAJT/ Prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kuvend

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT