• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE…”/ Rama reagon për koncesionin e sterilizimit
Home
Politikë

“JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE…”/ Rama reagon për koncesionin e sterilizimit

31 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave të opozitës për koncesionin e sterilizimit, duke thënë se e vërteta nuk është ajo që thuhet.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se, sipas tij, “e vërteta është se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se ia hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet”.

Mesazhi i Ramës:

JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, POR E VËRTETA ËSHTË se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet🤮

Ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si REZULTAT i INVESTIMIT PRIVAT që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane👍

Ju kanë kërdisur papushim me gënjeshtrën se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, POR JO, NË PARTNERITETET PUBLIK PRIVAT JANË PARATË E PRIVATIT QË INVESTOHEN PËR SHËRBIME SHUMË MË TË MIRA PËR JU, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, INVESTIMET KTHEHEN NË PRONË E SHTETIT😊

Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po ËSHTË E SIGURTË SE NËSE DO TË JU DUHET TË BËNI NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE FALË PPP-së, NUK DO TË HIQNI TË KËQIAT E MËDHA QË HOQËN PËR DEKADA qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij Partneriteti Publik Privat).

#ShëndetësiaqëDuam🙏
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe…

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 31. Januar 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pamjet që vijnë nga METROTË e Londrës. Qytetarët me bidona në kokë...(FOTOLAJM)
Previous article KUALIFIKIMI I MËSUESVE PËR VITIN 2019-2020/ Provim me shkrim më 4 prill në Tiranë

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

ZHDUKJA E 700 MIJË EUROVE TË PENSIONEVE DHE NDIHMAVE EKONOMIKE/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës Aktualitet

ZHDUKJA E 700 MIJË EUROVE TË PENSIONEVE DHE NDIHMAVE EKONOMIKE/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse Aktualitet

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT