Një aktivistë e shoqërisë civile ka shpërthyer kundër qeverisë gjatë fjalës së mbajtur në protestën kundër rritjes së çmimeve.
“Ju jeni fundërrina ne jemi shqiptarë, ju jeni bastardë ne jemi shqiptarë”, tha ajo duke ju drejtuar maxhorancës qeveritare.
Aktivistja u shpreh gjithashtu se krahasimi i kryeministrit me Ukrainë nuk qëndron, pasi Shqipëria është një vend në paqe dhe ka 30-vjet që nuk ka ujë, energji elektrike, punë dhe të drejta civile.
“Nuk besoj se ka një justifikim për të mos qenë shqiptar në ditë. Doja të ktheja pak vëmendjen nga biznesi i vogël.
Jemi vendi i vetëm në botë që kemi TVSH unike që nuk subvencionon çmimet e shportës. Në Itali për shumbull TVSH-ja e makaronave është 4%, këtu te ne 20% për çdo produkt.
Thotë për Ukrainën zotëria, Ukraina është në gjendje lufte, vriten njerëz të pafajshëm, nuk kanë ujë, nuk kanë energji elektrike, por ne kemi 30-vjet që nuk kemi ujë, që nuk kemi energji elektrike, që nuk kemi punë dhe të drejta dhe që jemi në paqe.
Ju jeni fundërrina ne jemi shqiptarë, ju jeni bastardë ne jemi shqiptarë!”, tha aktivistja.