• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JU ENJTEN DUART? Këto janë disa nga faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni
Home
Shëndet

JU ENJTEN DUART? Këto janë disa nga faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni

27 January, 2021 s.autor Shëndet

Ka shumë raste kur përballeni me enjtjen e shpejtë të duarve, që ndikon jo vetëm në paraqitjen e jashtme por edhe në shëndet. Enjtja e duarve ndodh si pasojë e akumulimit të lëngjeve në inde.

Kjo ndodh nga faktorë të ndryshëm, siç është ndryshimi i temperaturës. Megjithatë, sipas të dhënave enjtja e duarve mund të jetë simptomë e ndonjë problemi të fshehur shëndetësor.

Enjtja e Duarve Në Mëngjes
Duart duken më të enjtura në mëngjes sepse qëndrimi shtrirë gjatë natës mund të nxisë akumulimin e lëngjeve në duar. Ekspertët këshillojnë që t’i vini duart në lëvizje, t’i shtendosni e t’i lëvizni deri sa duart të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Enjtja e Duarve Si Pasojë e Motit
Duart enjten më shumë në mot të nxehtë. Kjo ndodh sepse enët e gjakut zgjerohen në përpjekje për të mundësuar qarkullimin më të shpejtë të gjakut në lëkurë për ta mbajtur atë të freskët. Në këtë rast, ekspertët këshillojnë që t’i fusni duart dhe kyçet në ujë të ftohtë dhe ato do të shfryhen menjëherë.

Aktiviteti fizik dhe Shtatëzania
Përdorimi i duarve gjatë aktivitetit fizik mund të shkaktojë enjtje të tyre. Kjo ndodh sepse gjatë aktivitetit fizik trupi nxehet. Ndërkohë gjatë shtatzanisë, enjtja e këmbëve dhe duarve është një simptomë shumë e zakonshme. Gratë rekomandohen të veshin rroba të lehta, të kryejnë aktivitet të lehtë fizik dhe të mos rrinë gjatë në këmbë.

Kripa
Konsumi i tepruar i kripës mund t’i shtyjë qelizat të përthithin sa më shumë lëngje, gjë që nxit enjtjen e duarve. Ekspertët rekomandojnë konsumin e pakët të kripës, sepse kjo e fundit mund të rrisë tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e veshkave dhe atakun në zemër.

Artriti
Enjtja e gjymtyrëve është një nga simptomat më të përhapura të artritit. Në rastin e kësaj sëmundjeje, duart janë të enjtura dhe të ngurta për një orë në mëngjes. Ka raste që enjtja zgjat më shumë se tre ditë ose më shumë se tre herë në muaj. AgroWeb.org rekomandon konsultën me mjekun në rast se enjtjet zgjasin dhe kanë dhimbje./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E KA MBAJTUR FJALËN..."/ Shqetësimi i Suelës para eleminimit nga Saimiri në “Love Story” (VIDEO)
Previous article IU BË ATENTAT DJE NË VLORË/ Zbardhet dëshmia e Marjon Mitros: Kam qenë me kurriz, nuk kam...

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT