• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Jozefina Topalli në krye të një “8 dhjetori të dytë”? Ja si përgjigjet ish-deputetja e PD-së
Home
Shqipëri

Jozefina Topalli në krye të një “8 dhjetori të dytë”? Ja si përgjigjet ish-deputetja e PD-së

8 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, një nga zërat e fortë në këtë forcë politike thotë se ka ardhur koha për një lëvizje të re, si ajo e “8 Dhjetorit”. Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Topalli thotë se zgjedhjet brenda partisë duhet të jenë të lira dhe demokratike.

“Besoj se ka nevojë për një 8 dhjetor po aq të madh sa e para. Nëse e para ishte diktaturë që kishte mbytur çdo qelizë të mendimit dhe lirisë , kjo e dyta është diktaturë e korrupsionit dhe mjerimit, por s’ka dhunë më të egër dhe gjë më fyese se sa kontratat që bëjnë politikanët shqiptarë”, thotë Topalli.

E pyetur nëse do të vihej në krye të këtij “8 dhjetori” të dytë, qoftë edhe parimisht, Topalli përgjigjet:

“As parimisht, as taktikisht. Unë kam ndalu hapin, pasi dikush ka vendosur të mos jem në atë sallë. I falënderoj me gjithë zemër që s’jam sot në atë parlament. Më shumë se kurrë jam e bindur se duhet një reformë e madhe”.

Sakaq, nuk munguan komentet e ish-numrit dy të Partisë Demokratike as për situatën aktuale brenda opozitës, teksa shtoi se asgjë nuk mund ta ulë në një tryezë të përbashkët me Lulzim Bashën.

“Është fyese ta kesh në krye të tryezës atë (Bashën), fyen veten. Kohët do ta tregojnë më shumë unë sot s’kam dëshirë të flas për Lulzim Bashën, është konsum shpirtëror i madh”, thotë Topalli.

Politika sipas Jozefina Topallit është në krizë dhe për këtë ajo fajëson Ramën e Bashën, për të cilët thotë se janë në një marrëveshje që ka nisur përpara 18 majit e që vazhdon ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Hoffman akuzohet sërish për ngacmim seksual
Previous article Albi Nakos i bëhet zemra mal...Shikoni kush e telefonon (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT