• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Joshua i pamposhtur, mposht Takam me “KO teknik” dhe mbron titujt kampionë
Home
Sport
Individuale

Joshua i pamposhtur, mposht Takam me “KO teknik” dhe mbron titujt kampionë

29 October, 2017 Q.Autor Individuale, Sport

Boksieri britanik Anthony Joshua ka mbrojtur tituj kampionë bote në kategoritë IBF dhe WBA në peshat e rënda, pas fitores me “KO teknik” në raundin e 10-të ndaj Carlos Takam, sfidë e zhvilluar në Kardif, në prani të 80 mijë shikuesve, të gjithë fansa të kampionit të botës. Ky është suksesi i 20-të i britanikut në po kaq sifda të zhvilluara, duke qëndruar i pamposhtur në ring. Joshua ka fituar ashtu sikurse edhe parashikohej edhe pse dueloi ndaj një rivali të panjohur për të dhe publikun, me Takam që zuri vendin e bullgarit Kubrat Pulev, i dëmtuar gjatë stërvitjes tri javë më parë. Takam konfirmoi se është i fortë fizikisht dhe rezistoi 10 raunde, kur gjyqtari vendosi të ndalë sfidën. Joshua rikthehej në ring 6 muaj pas fitores epike ndaj Wladimir Klitschko.

Nga dueli mes Joshua e Takam

Joshua e dominoi pothuajse gjatë gjithë kohës sfidën, ishte më superior se rivali i tij, që edhe pse u përpoq të mbrohet dhe synoi duelin nga afër, ra pre e grushteve të fortë të britanikut.  Në raundin e dytë, kampioni i botës u dëmtua në hundë, nga ku rridhte gjak, po pa pasoja, ndërsa në raundin e 4-t Takam tregon shenjat e para të dorëzimit, teksa për një moment bie në tapet, por ngrihet shpejt. Ndërkohë që sfidanti është carë në vetullën e djathtë, nga ku rrjedh gjak e syri sa vjen e zvogëlohet. Kjo e bën edhe më të lehtë sfidën për Joshua, që shfrytëzon edhe shtatlartësinë e tij ndaj një sfidanti më të shkurtër, që nuk ka asnjë shans të sulmojë e vetëm mbrohet dhe kërkon duelin trup më trup.

Nga dueli mes Joshua e Takam

Në raundin e shtatë është Takam që tenton të bëjë surprizën me disa gjuajtje, por edhe Joshua reagon mirë, duke e bërë mjaft interesante sfidën edhe pse nuk është shumë spektakolare. Boksierët janë të fortë fizikisht dhe përballojnë mirë grushtet e njëri-tjetrit, me Joshua që nis gradualisht të fitojë avantazh në pikë. Në raundin e 10-të, disa grushte të njëpasnjëshme të Joshua detyrojnë gjyqtarin e sfidës ta ndalë atë edhe pse ky vendim nuk miratohet nga Takam, që synote të shkonte deri në fund. Një vendim që nuk u pëlqye edhe nga fansat, që vërshëllyen në fund, por Joshua e meritoi fitoren dhe konfirmohet si kampion bote, i pamposhtur në ring.

Nga sfida mes Joshua e Takam

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ka të dashur Albanin apo Endritin? Modelja e njohur sqaron një herë e mirë
Previous article Sony konkuron me familjen e re të telefonëve Xperia R

Q.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT