• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JO VETËM GJENET E TRASHËGUARA/ Si nënat ndikojnë në peshën e fëmijëve pa e kuptuar?
Home
Shëndet

JO VETËM GJENET E TRASHËGUARA/ Si nënat ndikojnë në peshën e fëmijëve pa e kuptuar?

22 August, 2025 s.autor Shëndet

Një studim i ri i publikuar në revistën “PLOS Genetics” ka zbuluar se gjenet e nënës mund të kenë një ndikim të madh në formësimin e indeksit të masës trupore (BMI) tek fëmijët, edhe në rastet kur këto gjene nuk trashëgohen drejtpërdrejt.

Sipas studiuesve nga “University College London”, të udhëhequr nga Liam Wright, ndikimi i nënës shpesh shfaqet përmes faktorëve të tërthortë – si zakonet e ushqyerjes gjatë shtatzënisë dhe sjelljet pas lindjes, të cilat fëmijët i marrin si model në përditshmëri.

Studimi, i cili analizoi të dhënat gjenetike dhe mjekësore të mbi 2,600 familjeve britanike me fëmijë të lindur në vitet 2001–2002 dhe të ndjekur deri në moshën 17-vjeçare, tregoi se roli i gjeneve të nënës është unik.

Ndryshe nga baballarët, tek të cilët ndikimi pasqyrohej kryesisht përmes trashëgimisë direkte gjenetike, tek nënat efekti ishte më kompleks dhe lidhej me faktorë të jetesës dhe kujdesin gjatë shtatzënisë.

Gjenetika e nënave është thelbësore në krijimin e mjedisit ku rritet fëmija, duke ndikuar kështu edhe në BMI-në e tij – shpjegoi Liam Wright, duke theksuar se qëllimi i studimit nuk është të fajësojë nënat, por të ndihmojë familjet që të ndërmarrin hapa më të shëndetshëm për gjeneratat e ardhshme.

Ky zbulim tregon rëndësinë e ndërhyrjeve në stilin e jetesës, sidomos tek gratë gjatë shtatzënisë, pasi ndryshime të vogla në shëndetin e tyre mund të kenë ndikim afatgjatë tek fëmijët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI PA MESAZHIN NË TELEFON"/ DETAJE, si nisi sherri mes çiftit shqiptar në Greqi, që përfundoi në tragjedi
Previous article BIEN SIRENAT E SULMIT AJROR NË TEL AVIV/ Ushtria izraelite identifikon raketën e lëshuar nga Jemeni

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT