• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JO VETËM E SHIJSHME/ Ja vlerat e çokollatës për tensionin dhe trurin
Home
Shëndet

JO VETËM E SHIJSHME/ Ja vlerat e çokollatës për tensionin dhe trurin

16 August, 2022 s.autor Shëndet

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e padiskutueshme. Mënyra se si ajo shijon nuk ka të krahasuar. Konsumi i çokollatës është gjithnjë e në rritje.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë zbuluar kanë zbuluar vlerat e fshehura të kësaj ëmbëlsire të pashoqe.

Çokollata është e pasur me antioksidantë. Këto substanca natyrale kimike janë të nevojshme për të eliminuar radikalet e lira në organizëm.

Radikalet e lira shkaktojnë oksidim dhe inflamacion që nxisin disa sëmundje kronike. Burimet më të pasura të antioksidantëve janë farat e papërpunuara të pemës së kakaos. Për rrjedhojë, kakaoja pluhur dhe çokollata e zezë janë format më të mira të kësaj ëmbëlsire që njeriu duhet të konsumojë.

Çokollatat me qumësht dhe çokollata e bardhë janë të pasura me yndyrna dhe përmbajnë shumë pak antioksidantë. Kakaoja përmban shumë ushqyes dhe minerale siç janë: fibra, bakri, magnezi, manganic, zinku, seleniumi, fosfori, kaliumi dhe hekuri. Kakaoja e papërpunuar përmban plot 400 polifenolë (antioksidant), madje më shumë se vera e kuqe apo çaji jeshil.

Antioksidantët tek çokollata mbrojnë shëndetin mendor.

Flavonoidët mbrojnë neuronet dhe luftojnë inflamacionin që rrezikon sistemin qendror nervor. Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se antioksidantët tek çokollata ndihmojnë qelizat të prodhojnë një substancë natyrale të quajtur oksidi nitrik. Ajo qetëson enët e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e gjakut duke shmangur kështu tensionin e lartë të gjakut.

Megjithatë çokollata nuk është e vetmja që duhet të hani për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.

Çokollata thuhet të përmirësojë humorin. Kjo vjen si pasojë e një substance kimike që stimulon endorfinën. Kjo është një tjetër arsye përse natyrshëm njeriu buzëqesh kur ha çokollatë.

Disa studime kanë nxjerrë në pah se çokollata mund të nxisë migrenën. Nëse vuani nga migrena përpiquni të mos konsumoni çokollatë dhe të kuptoni nëse ajo nxit dhimbjet.

Disa studime thonë se duhet të konsumoni 20 gramë çokollatë të zezë çdo tre ditë për të marrë përfitimet e lartpërmendura./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA PËR KORRUPSION/ BE reagon pas dënimit të ri me burgim ndaj Aung San Suu Kyi-së
Previous article BAJERNI I MYNIHUT GATI TË MBUSHË ARKAT/ “Lumë” milionash për bavarezët nga sponsori kryesor

s.autor

Postime të ngjashme

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT