• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JO TË FORTË, INJORANTË DHE BATAKÇINJ”/ Rama mesazh drejtuesve politikë të PS: Raport për drejtorët e bashkive të djathta…
Home
Politikë

“JO TË FORTË, INJORANTË DHE BATAKÇINJ”/ Rama mesazh drejtuesve politikë të PS: Raport për drejtorët e bashkive të djathta…

12 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, ku u kërkon që të përzgjedhin mirë administratorët e rinj të njësive vendore.

Në mesazh thuhet se ata duhet të kenë profilin e një shërbëtori ndaj komunitetit dhe jo feudalë partiakë apo batakçinj e të fortë.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Socialiste, në fund të gushtit, duhet të sillni propozimet për stafin politik, d.m.th. nënkryetarët dhe administratorët (minimumi dy propozime). Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta – kush s’e ka, duhet ta gjejë e ta vendosë! Profili i administratorëve duhet të jetë profil shërbëtori i komunitetit, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalësh partiakë! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, por nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia, sesa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe për këtë, ju lutem”, shkruan Rama në mesazhin e tij. Në përgatitjen e administratës së re të pushtetit vendor, Kryeministri kujdeset dhe për stafin aktual të bashkive që drejtoheshin deri dje nga e djathta.

“Po ashtu, një raport për drejtorët aktualë në bashkitë e djathta, formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimesh (minimumi dy për një vend) për zëvendësues eventualë, mundësisht të konsultuar paraprakisht me deputetët, asnjë lëvizje deri atë ditë! Njëkohësisht, secili të përgatisë edhe një raportim të përmbledhur të situatës, nevojave, problemeve kryesore. Këto për momentin. Datën dhe një axhendë të plotë të takimit do ta merrni nga Sekretari për koordinimin e Këshillave Drejtues të Rajoneve, Ilir Beqja. Kalofshi sa më mirë!”, shkruan Rama.

Ai ka dhe një porosi për ishdrejtuesit socialistë të komunave në ato bashki që administroheshin nga të djathtët.

“Edhe një merak paraprak, që mos i ngrini mendjen kujt: Asnjë nga ata që kanë qenë kryetarë komunash përpara 2015-ës në bashkitë e djathta, mos ma sillni propozim për administrator! Janë të nderuar e të respektuar për kontributet e tyre, po mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësisht kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, po për të drejtën! Kjo do të thotë ndër të tjera, se jo vetëm s’duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, por duhet të bëjmë çmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet hapjeje e gjithëpërfshirjeje – me njerëz të ditur, të edukuar, të respektuar, të cilët mund të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë ndër të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021-shin, se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit, por nuk janë! Dhe mos e harroni: PS fitoi për ju në 30 qershor. Ju duhet të bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021! Kjo është në themel të krijimit të këshillave drejtues të rajoneve!”, shkruan Kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME RROBABANJO/ Floriana Garo tregon barkun e rrumbullakosur nga pushimet (FOTO)
Previous article POSTON NJË VIDEO FANTASTIKE NGA THEHTI/ Rama premton: Së shpejti…

k.autor

Postime të ngjashme

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT