Në një kohë që protestojnë për një edukim më të mirë, një pjesë e studentëve kanë zgjedhur që “kërkesat e tyre” t’i tregojnë duke vandalizuar qytetin.
Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, përveçse braktisjes së orëve të mësimit, duke mos pranuar që të dialogojnë me Kryeministrin për zgjidhjen e 8 kërkesave që kanë parashtruar, ata kanë dhunuar godinat historike të kryeqytetit duke i mbushur me grafitti.
Për shkak të vlerave të tyre të veçanta arkitekturore dhe historike që mbartin godina e Politeknikumit dhe godinat përreth, kërkojnë ndërhyrje të specializuar për pastrimin e tyre dhe rikthimin e dinjitetit të tyre.


