Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Neperbisht të Suharekës ku një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se trupi i 68-vjeçarit me ininciale D.SH u gjet i karbonizuar nga forcat e policisë. Viktima në banesë jetonte vetëm, ndërkohë që sipas ekspertëve shkaktare e zjarrit dyshohet të ketë qenë stufa e cila ka qenë e ndezur.
“Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, shkruhet në njoftimin e policisë.


