• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JETOJMË MES FRIKËS DHE HESHTJES…”/ Familjarët e ish-gjyqtarit që u vra me tritol kërkojnë rihapjen e hetimeve
Home
Aktualitet
Kronikë

“JETOJMË MES FRIKËS DHE HESHTJES…”/ Familjarët e ish-gjyqtarit që u vra me tritol kërkojnë rihapjen e hetimeve

12 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Familjarët e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në 9 shtator 2011 në qytetin e Vlorës u kërkojnë institucioneve që të zbardhin krimin. Kërkesa vjen për të 14-in vit radhazi nga mos gjetja e autorëve.

Pas SPAK që shpalli mos kompetencën dhe ia kaloi prokurorisë lokale hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit të Vlorës, e cila ia delegoi Prokurorisë së Fierit, edhe kjo prokurori ka pezulluar hetimet.

Për gjetjen e autorëve që u përfshinë në atentatin e telekomanduar ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, që u vra në moshën 33-vjeçare, familja e tij bën apel për rihapjen e menjëhershme të dosjes për të cilën kërkojnë transparencë publike si dhe arsyet se përse çështja mbetet e pazgjidhur.

Familja kërkon gjithashtu përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare për hetime të paanshme si edhe rikthimin për hetime nga SPAK. Në një e-mail të dërguar SPAK-ut, institucioneve të drejtësisë dhe Top Channel, familja e Skerdilajd Konomit shpreh shqetësimin dhe indinjatën për vrasjen e pazbardhur të familjarit, një atentat që e konsiderojnë një akt kriminal që përfaqëson jo vetëm goditjen ndaj një individi, por edhe ndaj sistemit të drejtësisë.

Familja shkruan se kujtimi i gjyqtarit Konomi nuk mund të mbetet thjesht një përvjetor i radhës dhe se nuk mund të pretendohet ndërtimi i një drejtësie të re, nëse krimet ndaj përfaqësuesve të saj mbeten të pazbardhura.

“Institucioni i SPAK-ut është ngritur me qëllimin për të hetuar pikërisht raste ku krimi, korrupsioni, përfitimi i padrejtë dhe ndikimi mbi drejtësinë kanë bashkëjetuar në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë. Nëse SPAK nuk merret me çështje si kjo, atëherë përse ekziston? Kërkojmë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij. Po ashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë, KLP dhe KLGJ që të bashkëpunojnë ngushtë për një hetim të thelluar”.

Familja thotë se e bëjnë këtë apel pas një pritjeje dhe frikë të gjatë.

“Sot pas 14 vjetësh pritjeje, frikë dhe heshtje, ne si familjarë kemi vetëm një pyetje për ju. A do të guxojë ndonjëherë drejtësia shqiptare të përballet  me të vërtetën, sado e hidhur apo e rrezikshme të jetë ajo?”.

Duke theksuar se atentati ishte i planifikuar, familja e gjyqtarit të vrarë thotë se heshtja që pasoi nga strukturat shtetërore ka qenë po aq tronditëse dhe e pashpjegueshme. Skerdilajdi, deklaron familja, nuk ishte i përfshirë në asnjë çështje korruptive.

“Ai u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, pronat e trashëguara familjare, të cilat i fitoi përmes një procesi të rregullt gjyqësor”.

Familja bën apel për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që veprojnë me ndershmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEHET EMINA ÇUNMULAJ/ Tregon sekretin për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes fertilizimit in vitro
Previous article DANIMARKA DO PRODHOJË KARBURANT PËR RAKETAT UKRAINASE/ Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT