• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JETË TË MARRA NGA DHUNA/ 8 Marsi ndryshe në qytetin e Durrësit, shkallët e galerisë mbushen me këpucë të kuqe (FOTO)
Home
Sociale

JETË TË MARRA NGA DHUNA/ 8 Marsi ndryshe në qytetin e Durrësit, shkallët e galerisë mbushen me këpucë të kuqe (FOTO)

8 March, 2021 shqipe.autor Aktualitet, Sociale

Sot, më datë 8 mars, ditën ndërkombëtare të gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen me një nismë të re, me një tribut ndaj të gjithë atyre nënave, motrave, vajzave e grave, që humbën jetën nga dhuna e burrave.

Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” ishin mbushur sot me këpucë të kuqe, që janë mbledhur jo vetëm nga gratë e qytetit, por edhe më gjerë. Ato janë simbol i humbjes së jetës së grave si pasojë e dhunës barbare të ushtruar mbi to.

Me dhjetëra palë këpucë shërbyen sot për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen ndaj grave dhe vajzave, që janë simbol i jetës, simbol i vazhdimësisë së njerëzimit. Duke u ndalur tek fakti që qarku i Durrësit, sipas të dhënave të INSTAT ka numrin më të lartë të grave të dhunuara, regjisorja e teatrit Driada Dervishi theksoi gjatë fjalës së saj se simbolika e aktivitetit të sotëm është pikërisht ndërgjegjësimi i të gjithëve për këto fakte tronditëse.

Ndërsa aktorja Adelina Muça u bëri apel të gjitha grave dhe vajzave të ngrenë zërin e tyre, të denoncojnë rastet e dhunës sepse nuk do të jenë asnjëherë vetëm. Ngritja e zërit mund të parandalojë raste të tjera dhune, mund të frenojë vrasjen e një tjetër gruaje. Këtë 8 Mars, nisma “Këpucët e kuqe” vjen për herë të parë në Durrës.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Që prej vitit 2009, këpucët e kuqe të Elina Chauvet, artistes meksikane që humbi motrën si pasojë e dhunës në familje kanë shëtitur botën. Prej më shumë se një dekade “Këpucët e kuqe” vijnë si simbol i humbjes së grave nga dhuna. Në orën 19:00 vijnë premierë në faqen në Facebook të teatrit “Aleksandër Moisiu” historitë e vërteta të 8 grave që kanë pësuar ose kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje. Aktore të njohura si Anisa Markanian. Monika Lubonja, Suela Bako, Andia Xhunga, Adelina Muça etj sjellin këto histori dhimbjeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANDIDATI PËR DEPUTET I LSI NË ELBASAN/ I arrestuar për vrasjen e një kalimtari në 2015, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur
Previous article ALTRIN KETRO/ 60 punët e Edi Ramës, që Lulzim Basha nuk do t’i shohë!

shqipe.autor

Postime të ngjashme

DARKA NË GJIROKASTER/ Gazetari befasohet nga ndryshimi dhe fatura që pagoi Aktualitet

DARKA NË GJIROKASTER/ Gazetari befasohet nga ndryshimi dhe fatura që pagoi

DYSHOHET SE VRAU PROSTITUTEN SHQIPTARE/ Italiani arratiset nga qelia dhe i hipën trenit, por… Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU PROSTITUTEN SHQIPTARE/ Italiani arratiset nga qelia dhe i hipën trenit, por…

VRAU FQINJIN ME ARMË ZJARRI/ Dëshmia në gjykatë: Më trembi se vuri dorën në brez, unë qëllova në... Aktualitet

VRAU FQINJIN ME ARMË ZJARRI/ Dëshmia në gjykatë: Më trembi se vuri dorën në brez, unë qëllova në...

Facebook Comments

EGZON ADEMI/ Nuk ua ka fajin pronari i restorantit në Sarandë, që iu ndjek me thikë në dorë Aktualitet

EGZON ADEMI/ Nuk ua ka fajin pronari i restorantit në Sarandë, që iu ndjek me thikë në dorë

MERO BAZE/ Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës Blog

MERO BAZE/ Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës

LUTFI DERVISHI/ Ne jemi me policinë. Po policia me kë është? Blog

LUTFI DERVISHI/ Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë... Blog

ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë...

LINDITA NIKOLLA/ Ndërvartësi të reja midis gjeopolitikës dhe sigurisë kibernetike Blog

LINDITA NIKOLLA/ Ndërvartësi të reja midis gjeopolitikës dhe sigurisë kibernetike

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT