• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JETA BRENDA QELISË/ Si u martua Zani Çaushi me kushërirën e krahut të tij të djathtë, në ceremoni edhe kreu i burgut
Home
Aktualitet
Kronikë

JETA BRENDA QELISË/ Si u martua Zani Çaushi me kushërirën e krahut të tij të djathtë, në ceremoni edhe kreu i burgut

14 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe pse “i forti” i Vlorës u burgos përjetë, ky fakt nuk e pengoi atë që të martohej dhe të krijonte një familje nga brenda burgut.

Zani është martuar në burgun e Burrelit, pas disa vitesh njohje me Arianën, kushërira e krahut të tij të djathtë, Afrim Rami, i njohur ndryshe si Luçiano. Ky i fundit, i vrarë disa vite më parë.

Në një ceremoni private martesore, ka qenë i pranishëm drejtori i burgut, nëna dhe vëllai i Arianës, si dhe përfaqësuesit e gjendjes civile. Në fund të shtatorit 2010 erdhi në jetë fëmija tyre i parë, që ishte një djalë. Ndërsa dy vite më vonë, ai u bë baba i një vajze. Ajo që e ka mbajtur pas hekurave Caushin ka qenë dënimi i drejtësisë greke, e cila ka dhënë me akuzën e vrasjes plot 101 vite burg për Caushin.

Caushi mundi të arratisej nga burgu në shtetin grek gjatë një revolte, por u burgos përsëri në Shqipëri. Ashtu si në rastin e të njohurit me pseudonimin “Gjenerali”, i cili fitoi lirinë dhe la burgun falë një vendimi gjyqësor të marrë nga gjyqtari në Gjykatën e Elbasanit. Në kërkesën e tij, Zani Caushi e ka shfrytëzuar mundësinë për të lënë qelinë duke përdorur nenin 64 dhe 65 të Kodit Penal të vjetër, i cili parashikon mundësinë për lirimin me kusht.

Pra, sipas Kodit të vjetër: “Vetëm në raste të jashtëzakonshme, i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht, kur ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se është arritur qëllimi i dënimit për edukimin e tij”.

Nga ana tjetër, tmerri i Vlorës ka garantuar se do të punojë në rast se lirohet nga burgu, duke dhënë kështu një argument më shumë për Gjykatën. I njëjti nen u përdor edhe nga “Gjenerali”, i cili u lirua nga burgu në shkurt të 2019-ës, duke krijuar kështu një precedent të rëndë për lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm. Gjatë trazirave të vitit 1997, në Vlorë u formuan 5 banda dhe Zani Caushi kishte rivalë të fortë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJODHI ZERBAJXHANIN/ De Biasi: Agollin e dua në staf, ja pengu me Shqipërinë
Previous article LEIPZIG OFERTË PËR RASHICËN/ Werder Bremen vendos për të ardhmen e sulmuesit kosovar

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT