• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Nesër publikohet drafti i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe! Hidhet për konsultim të gjerë publik
Home
Politikë

JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Nesër publikohet drafti i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe! Hidhet për konsultim të gjerë publik

21 November, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI”.

Rama shprehu se fjalori vjen si pjesë e rezistencës për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga presionet e shumta të kohës, duke e cilësuar paraqitjen e fjalorit si moment historik n♪7 këtë përpjekje.“Sot më vjen shumë mirë që si pjesë e kësaj rezistence, ne mund të themi që jemi në momentin historik, besoj unë, për sa i përket gjuhës të prezantimit të fjalorit të madh të gjuhës shqipe, që më në fund, pas gjysmë shekulli, përditësohet falë punës monumentale të bërë nën kujdesin e Akademisë së Shkencave dhe me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve, akademikëve nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut dhe nesër, në dijeninë time, do të prezantohet publikisht edhe drafti, le të themi, i këtij fjalori”, deklaroi Rama.

Rama u shpreh se, “fjalori do të hidhet në një konsultim shumë të gjerë publik dhe do të merren të gjitha ato opinione dhe të gjitha ato sugjerime dhe të gjitha to vërejtje dhe të gjitha ato kontribute që me gjasë mund ta pasurojnë, por me siguri do ta konsolidojnë si produkt të përbashkët të një rezistence të domosdoshme në një përpjekje ku, siç e thashë më parë, ne nuk e kemi të mundur të jemi në sulm sepse jemi nën jemi agresionin e barbarisë dhe gjithfarëlloj injorantësh dhe delirantësh që gjejnë hapësirë falë botës së re të rrjeteve sociale, por e kemi detyrim të patjetërsueshëm që të jemi në mbrojtje dhe që të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e moskthimit”.

“Këtu unë nuk dua të hyjë në debatet e bëra lidhur me çfarë i bëri gjuhës, Kongresi i Drejtshkrimit, i bëri atë që unë besoj, shërbimin më të madh historik dhe shërbimin më të madh kombëtar, apo i bëri të kundërtën sepse unë besoj që nuk është fare detyra e politikës dhe nuk është misioni apo detyra e asnjë politikani që të hyjë në këtë territor dhe aq më pak pastaj të kontribuojë për të kundërtën e asaj që politika duhet të bëjë që të kujdeset për të krijuar një hapësirë sa më të gjerë dhe sa më pjellore për të gjithë ata që janë njerëzit e kësaj pune”, tha Rama.

Sepse, shtoi Rama, “patëm një orë të errët në historinë tonë bashkëkohore kur në 100- vjetorin e Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë inicioi një proces për të hapur debate që vendet e tjera të civilizuara i kanë mbyllur prej shekujsh”.

Rama citoi edhe albanologun Maximilian Lambertz, i cili shkruan se, “historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur shqiptarët të lejohen të shkruajnë historinë e tyre”.

“Tani u bënë shumë vite që nuk na pengon askush që ta shkruajmë historinë tonë, por është dikush që nuk na lë ta shkruajmë historinë tonë, që jemi ne. Dhe në këtë përballje me vetveten në radhë të parë ne po përpiqemi siç bëmë me fjalorin që të mbështesim dhe e kemi mbështetur Akademinë e Shkencave për të shkruar librin e madh të historisë së shqiptarëve”, tha Rama.

“Mesa jam informuar kanë thuajse përfunduar ato volumet jo problematike, se deri tek Mesjeta merremi vesh përgjithësisht, duke përjashtuar këtu zëdhënësit e pellazgëve që janë një prurje më vete në këtë lëmë. Dhe që duke folur për pellazgët në fakt përpiqen të mbrojnë interesa të tyret, por tani vjen dhe pjesa e vështirë, ose më e vështirë por nuk është përsëri puna imë, nuk është puna e qeverisë të ndikojë sesi do të dalë në librin e madh të historisë kjo pjesë tjetër, e cila vjen dhe afrohet shumë pranë të gjallëve që janë ende sot, fatmirësisht, në jetë dhe janë aktivë”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VOTA E DIASPORËS NUK ËSHTË NË RREZIK"/ Celibashi: Palët të ulen e të diskutojnë
Previous article "ISHTE I MBUSHUR ME ËNDRRA DHE JETË"/ Nëna e Martinit prek me mesazhin e saj në protestë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT