• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JENI ME FTOHJE? Kjo është kura e veçantë me mjaltë dhe sherebelë që do ju duhet patjetër
Home
Shëndet

JENI ME FTOHJE? Kjo është kura e veçantë me mjaltë dhe sherebelë që do ju duhet patjetër

23 November, 2020 s.autor Shëndet

Uljet e temperaturave shoqërohen me raste në shtim të të prekurve me ftohje të papritura. Ndryshimi i temperaturave të mëngjesit dhe mbrëmjes nga ato të drekës sjellin konfuzion në mënyrën e të veshurit.

Si rrjedhim, të gjithë jemi më të ekspozuar ndaj ftohjeve aq të pranishme në dimër.

Cilat janë shenjat më të përhapura të ftohjeve të pranverës?
Problemet me fytin, bajamet, kolla dhe rrufa janë shenjat më të përhapura. Shoqërohen gjithashtu me një lodhje të vazhdueshme, që e bën stinën e re të hyjë me këmbën e gabuar. Ndaj AgroWeb.org ju këshillon një përzierje shumë efikase për të qetësuar shëndetin, për të ringjallur organizmin dhe për më shumë energji. Mjalti dhe sherebela janë dy dhurata të natyrës, që së bashku përbëjnë një superfuqi kuruese.

Në Shqipëri sherebela është një bimë me shumë rëndësi. Sherebela gjendet në mjaft zona të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës. Sipas burimeve të AgroWeb.org, sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.

Përbërësit
30 gramë gjethe të thata sherebele
Një majë luge piper i kuq djegës
3 gota ujë
Mjaltë sa më cilësor
Lëng limoni, sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes
Përzieni sherebelën, piperin dhe ujin në një enë. Vendosini në zjarr për vlim, pastaj ulni pak nxehtësinë dhe ziejini derisa uji të përgjysmohet. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Shtypni gjethet e sherebelës brenda çajit, në mënyrë që të nxirrni sa më shumë lëng prej tyre. Më pas kullojeni. Shtoni mjaltë për shije dhe lëngun e limonit. Pas ftohjes vendoseni në frigorifer dhe pini nga 1-2 lugë gjelle ose më shumë sipas nevojës për qetësimin e dhimbjes së fytit për kollën dhe për infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.

Për të mos u neglizhuar
Çaji i sherebelës këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë rrahje të shpeshta të zemrës. Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HIQNI DORË NGA ANTIBIOTIKËT"/ Mjeku shqiptar në Londër: Ilaçi i shtrenjtë nuk është ai që të shëron, por...
Previous article 17-VJEÇARJA AKUZON KOMSHIUN PËR PËRDHUNIM/ Flet i ait: Është i pafajshëm, jam i kënaqur që doli nga burgu

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT