Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili u shpreh dje se të gjitha sondazhet e nxjerrin Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend, një fenomen që ka, të paktën, dy dekada që nuk ndodh në Shqipëri, thotë ai duke ëndërruar rezultatin e Berishës në 1992. Por Kulluri e sfidon duke i kërkuar që nëse ka kaq shumë mbështetje sa thotë të dalë në shesh dhe ta tregojë.
“Sa me keq te jesh, rrit nivelin e genjeshtres qe te shtysh kohen! A na shpjegon dot si rritesh kur deshton 3 here rradhazi ne zgjedhje?! Pse nuk del ne sheshe te tregosh mbeshtetjen kaq te madhe popullore qe ke?! Nise nga jugu, aty ku prej 2 vitesh nuk te mblidhen as cereku i anetareve te partise(aktivet) ne takime!
Pse ne bllokimin e rruges ne Fier gjate protestave nuk u mblodhen dot me shume se 300-400 demokrate nderkohe qe deget e jugut kane rreth 10 mije anetare! Per keto s’e kane fajin demokratet, por ti! Te pakten kurseju talljen se sondazhet i dijne vete ata” thotë Kulluri.


