• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI NË RREZIK…”/ Biden: Putini nuk bën shaka kur flet për përdorimin e armëve taktike bërthamore!
Home
Nderkombetare

“JEMI NË RREZIK…”/ Biden: Putini nuk bën shaka kur flet për përdorimin e armëve taktike bërthamore!

7 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden tha të enjten se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelet më të larta që nga kriza e raketave në Kubë në vitin 1962, ndërkohë që zyrtarët rusë flasin për mundësinë e përdorimit të armëve taktike bërthamore pas humbjeve masive në muajin e tetë të luftës në Ukrainë.

Duke folur në një aktivitet për mbledhje fondesh të Komitetit të Fushatës Demokrate për Senatorë, Presidenti Biden tha se Presidenti rus Vladimir Putin “nuk bën shaka kur flet për përdorimin e armëve taktike bërthamore, apo armëve biologjike ose kimike”.

Presidenti Biden shtoi se “nuk jemi përballur me mundësinë e Armagedonit që nga koha e Kennedy-it dhe krizës së raketave në Kubë”.

Presidenti Biden gjithashtu ngriti pikëpyetje mbi doktrinën bërthamore ruse, duke paralajmëruar se përdorimi i një arme taktike me mbushje më të vogël mund të dilte me shpejtësi jashtë kontrollit dhe të sillte shkatërrim global.

“Nuk mendoj se ekziston diçka e tillë si mundësia për të përdorur lehtësisht një armë taktike dhe që të mos përfundojë në Armagedon”, tha Presidenti Biden.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar prej muajsh për mundësinë që Rusia të përdorë armë të shkatërrimit në masë në Ukrainë, pasi u përball me humbje strategjike në fushëbetejë. Megjithatë, edhe gjatë kësaj jave, ata kanë thënë se nuk kanë parë ndryshime të forcave bërthamore ruse që do të kërkonin ndryshimin e gjendjes së gatishmërisë të forcave bërthamore të Shteteve të Bashkuara./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BËNË SËRISH PRINDËR/ Ky është emri i veçantë që Sara dhe Ledioni kanë zgjedhur për vajzën e tyre
Previous article "RRUMI NJË PERSONAZH I FUQISHËM"/ Gazetarja Lala zbardh detajet nga pengmarrja e dy vëllezërve Beqiraj: Urdhëroi të besuarin e tij për…

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT