• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI HAKERUAR NGA IRANI”/ Ankohet ekipi elektoral i Trumpit, zbulohen dokumentet
Home
Nderkombetare

“JEMI HAKERUAR NGA IRANI”/ Ankohet ekipi elektoral i Trumpit, zbulohen dokumentet

11 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ekipi i kandidatit për president të SHBA-së, Donald Tramp (o. Trump), duket se ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe dyshimet janë se hakerimi është kryer nga Irani.

Media amerikane “Politico” ka njoftuar ekipin që po organizon fushatën elektorale të ish-presidentit Tramp se ka marrë një imejl me dokumente, ku përfshihen edhe të dhëna në lidhje me kandidatin e tyre për zëvendëspresident, senatorin e Ohajos J.D Vens (o. Vance).

“Këto dokumente janë marrë në mënyrë të jashtëligjshme nga burime të huaja armike të SHBA-së dhe përmes tyre synojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e këtij viti,” u shpreh një zëdhënës i ekipit të Trampit për BBC.

Republikanët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme apo prova që e lidhin rrjedhjen e dokumenteve me hakerët apo me qeverinë iraniane.

Para kësaj deklarate, Microsoft publikoi një raport, sipas të cilit në muajin qershor hakerët iranianë kishin shënjestruar fushatën e njërit prej kandidatëve amerikanë për president, por pa dhënë emra.

Një raport të ngjashëm Microsoft e pati publikuar edhe gjatë presidencialeve të 2020-ës, ku  shkruhej se hakerët nga Irani kishin pasur si objektiv fushatat presidenciale.

Shërbimet e sigurisë në SHBA gjithashtu kanë paralajmëruar për një komplot të Iranit për vrasjen e ish-presidentit Tramp, i cili nuk ka lidhje me atentatin e ndërmarrë ndaj tij në Pensilvani një muaj më parë.

Të martën, Departamenti i Drejtësisë ngriti akuza ndaj një shtetasi pakistanez, i cili mendohet se ka lidhje me komplotin për të vrarë zyrtarë amerikanë, përfshirë edhe ish-presidentin Tramp.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR I MADH NË TEPELENË/ Me dhjetëra zjarrfikës dhe një helikopter po punojnë për lokalizimin e flakëve
Previous article "PLAS" SHERRI ME THIKA NË FIER/ Plagosen dy persona, policia arreston autorin

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT