• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI GJITHÇKA, POR JO BUDALLENJ”/ Rama i jep medalje komandantit të NATO-s: Shqiptarët janë pro amerikanë. Do flas anglisht…
Home
Politikë

“JEMI GJITHÇKA, POR JO BUDALLENJ”/ Rama i jep medalje komandantit të NATO-s: Shqiptarët janë pro amerikanë. Do flas anglisht…

25 May, 2022 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur në gjuhën angleze sot në aktivitetin e organizuar në Kryeministri ku u nderua me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Sipas Ramës, kjo me arsyen “për të shmangur përkthimin e keq që ndonjëherë krijon probleme midis Shqipërisë dhe SHBA në këtë vend”.

Rama: Do e nis duke shkelur protokollin, do flas në anglisht për të nderuar mikun tonë të nderit por po kështu edhe për të shmangur përkthimin e keq që ndonjëherë krijon probleme midis Shqipërisë dhe SHBA në këtë vend.

Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë ka pro amerikanë. Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj. Tani është vendosur një gur themeli i ri ku mund të kremtojmë….

Nuk është përherë e lehtë, mund ta them. Ndonjëherë është shumë kërkuese, ndonjëherë duket më sfiduese nga ç’mund të përballojmë, por në fund të fundit është absolutisht shumë shumë përmirësues për ne. Nuk guxoj asnjëherë të pyes asnjë prej ambasadorëve amerikane se çfarë mësojnë nga Shqipëria por ne mësojmë shumë nga këta partnerë të fuqishëm, të ditur.

Ndoshta forcat e armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar, shoqëruar nga miqtë dhe aleatët amerikanë. Nëse sot forcat tona të armatosura kanë shkuar në një nivel që edhe ata më optimistë nuk do të kishin guxuar ta përfytyronin më parë,kjo ka ndodhur falë aleatëve tanë amerikanë.

Ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik, falë edhe një pjese tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie, që këtë vit shënon 100 vje3torin e saj. Është 100 vjetori i marrëdhënieve shqiptari-amerikane.

Unë ndeshëm me gjysmë shekulli heshtje nga pala amerikane, dhe ne duke qenë të izoluar. Ne e nisë atje ku e lamë në 1991 dhe tashmë është vendosur një gur themeli i ri, ku ne mund të kremtojmë raportin më të frytshëm të SHBA dhe Shqipërisë. Ndonjëherë është shumë kërkuese. Ndonjëherë duket më sfiduese nga mund të përballojmë. Por në fund të fundit është përmirësues për ne. Nuk goxoj asnjëherë të pyes ambasadorët amerikane se çfarë mësojmë nga Shqipëria, por ne mësojmë shumë nga këta partnerë tejet të fuqishëm dhe të ditur.

Nëse kemi qenë në gjendje të kuptojmë se kemi potencial për të shfaqur në aleancë, sëbashku me të gjithë nxitjen dhe shtysjen e saj kjo është së pari dhe mbi të itha rrjehdojë e inkurajimit dhe fuqisë së solidaritetit.

Në këtë raport, shumë ka të bëjë me njerëzit, shumë lidhet me personalitet. Shumë lidhet me ata të cilët janë shprehja njerëzore e kësaj marrëdhënie, ambasadorë, gjeneralë, të dërguar, punonjës, të cilët në kuadrin e punës së tyre duhet të mëshirojnë pajimet dhe ambiciet e kësaj marrëdhënie”!

Në Kryeministri, sot për vizionin, kontributin dhe bashkëpunimin me forcat e Armatosura Shqiptare, si dhe për mbështetjen e rolit të Shqipërisë në ruajtjen e paqes e sigurisë rajonale i dorëzohet medalja “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGU I ZI I BILETAVE/ Tifozët holandezë: Shqiptarët kërkojnë deri në 650 euro, kemi vetëm 200
Previous article 55 vende.../ Rama mes 800 të ftuarve VIP në finalen e Conference League, konfirmim nga Kryeministria

F.autor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT