• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI BRENDA…”/ Brataj: Masat dhanë efekt, ka rënie të lehtë të INFEKTIMEVE
Home
Breaking News

“JEMI BRENDA…”/ Brataj: Masat dhanë efekt, ka rënie të lehtë të INFEKTIMEVE

1 March, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi sot se “situata e pandemisë është brenda normalitetit limit, pasi masat dhanë efektin”.

Brataj u shpreh në një intervistë televizive se Komiteti i ekspertëve mund të mblidhet në çdo momet nëse shifrat përkeqësohen por dhe për analizim, monitorim e shumë propozime që vijnë, si për protokolle apo terapi të reja.

“Për këtë  arsye ne ose do të dëgjohemi online ose do mblidhemi grupe grupe për të diskutuar por jo për të marrë masa të reja, kur katër ditë ka që janë shpallur masat që u dhanë. Dhe masat nuk merren duam apo nuk duam, dhe nuk janë vendime të një personi por të komitetit dhe masat merren mbi bazën e gjendjes së përgjithshme”, theksoi Brataj.

“Ajo që u vu re javën e kaluar kur numrat  po vinin në rritje prej dy javësh, u pa një qëndrueshmëri, nuk pati rritje progresive as të të infektuarve e as të të shtruarve në  spital. U rritën dhe u rritën dhe pati një ndalesë. Dhe kjo plato, kjo kurbë e sheshtë janë nga ato sinjale që ne na bëjnë të vendosur për shumë gjëra. Dhe ajo plato varet nga numri i të infektuarve, pra nga transmetimi se çfarë koeficenti ka dhe burimet që janë  në dispozicion, shtretërit, aparaturat, burimet njerëzore që janë në dispozicion dhe u pa se nga numri që ishte 1000 e ca të infektuar filloi të zbresë”, tha ai.

Brataj tha se “R-ja (transmetimi) ka qenë 1.14 në dhjetor, 1.13 në janar dhe sot jemi te 1-shi ose poshtë njëshit. OBSH llogarit transmetimin sa është, 1 apo poshtë njëshit. Situata është nën kontroll kur është te njëshi dhe zbret poshtë 1-shit. Kur zbret poshtë 0.7-tës themi se pandemia po zbret. Pra është një farë indeksi dhe numri i të infektuarve për 100 mijë banorë. Analizën e fundit që ne bëmë dy javët e para ishte 525 për 100 mijë banorë dhe kritik është 500-ta, dhe sot është 495, pra të gjithë treguesit janë në maksimumin e tyre, por në këtë moment nuk ka më rritje, ka një stabilitet dhe një rënie të lehtë. Me hapjen e spitaleve rajonale situata u vu nën kontroll”, tha ai.

Në lidhje me masat, Brataj tha po jetojmë në një pandemi të paparë më parë, nuk jemi në kushte normale. Dhe të gjithë qytetarët, mediet, politikanë duhet të përshtaten me situatën në të cilën po jetojmë.

“Deri në këtë moment situata është nën kontroll, të gjithë treguesit janë  brenda normave limite. Masa shtrënguese u morën. Ora e darkës ishte ora më e tmerrshme, më sociale më e grumbulluar, dhe mendoj se mbyllja e orarit e frenoi. Pra masat kanë dhënë rezultat”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Epidemiologu: Ata që e kanë kaluar COVID, kanë nevojë vetëm për një...
Previous article ALFRED PEZA/ Marrëveshja PD-LSI, si parodi politike!

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT