• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI BOSA, PO PASTROJMË PARA”/ Si i mashtroi fondacioni “BESA” 140 familje rome (VIDEO)
Home
Sociale

“JEMI BOSA, PO PASTROJMË PARA”/ Si i mashtroi fondacioni “BESA” 140 familje rome (VIDEO)

3 September, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, (02 shtator) gazetari Andi Bora raportoi se si zyrtarë të Fondacionit “Besa” kishin përdorur në mashtrim me kreditë pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian.

Mashtrimi i Fondacionit “Besa” me kreditë fiktive, ka prekur kryesisht komunitetin rom dhe egjyptian. Në zonën e Shkozës dhe Lanabregasit janë rreth 140 familje që në padijeni se ky ishte mashtrim, kanë aplikuar për kredi. Të pyetur nga Top Channel, sesi ata u bënë pjesë e kësaj skeme mashtrimi, banorët e Shkozës dhanë këtë përgjigje: Na janë paraqitur si bosa dhe na kanë thënë që do pastrojmë para nëpërmjet fondacionit “Besa”. Ne kemi dhënë kartat e identitetit.

Në dosjen e prokurorisë, rezulton që Dritan Kalthi, ka qenë një nga personat i cili gjente klientë për Fondacionin Besa. I njohur ndryshe si Tani, ai u kishte dhënë garanci se ata që do të aplikonin nuk do të kthenin asnjë qindarkë në fondacion.

“Erdhi dhe na tha se nuk do të kemi probleme. Ne jemi të varfër dhe i morëm ato para, u blemë fëmijëve. Neve na kanë mashtruar”.

Të gjitha procedurat për kreditë fiktive janë kryer në Fondacioni Besa pa prezencën e klientëve. Ata që aplikuan, kanë firmosur vetëm në momentin e tërheqjes së parave.

“Kemi shkuar atje dhe kemi  firmosur një copë letër dhe paratë i kanë marrë të tjerët”

Për banorët e Lanabregasit, sekserja Orkida Driza nuk ka asnjë përgjegjësi në këtë çështje. Sipas tyre edhe ajo që kenë e mashtruar nga drejtoresha e degës së fondacionit Besa, Albana Imami.

“Orkida Driza kot jeton atje, ajo duhet të jetë pranë fëmijëve. Albana Imami, ajo na ka mashtruar”.

Për këtë skemë mashtrimi të fondacionit Besa, me një kosto financiare prej 3.7 milionë euro, janë përfshirë mbi 800 persona. Ndërkohë, po qëndrojnë në arrest me burg, drejtoresha e njërit prej filialeve të fondacionit, Albana Imami, tre oficerë kredie si dhe Orkida Driza, personi që gjente klientët. Kjo skemë kishte krijuar një gropë të madhë ne fondacion, çka e kishte detyruar Albana Imamin të merrte para me fajde, me qëllim mbushjen e gropave financiare. Për këtë arsye, prokuroria paralelisht ka hapur hetim edhe për këtë çështje. Drejtuesja e fondacionit kishte marre para me fajde me përqindje te mëdha shume personave, biznesmenë, noterë dhe gazetarë, kontrata këto të cilat janë të jashtëligjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I BLEU DYSHEK FIRMATO, TRE PAPAGALLA, TRE QEN DHE PISTË VRAPIMI"/ Lirohet vajza që mashtroi punonjësin e Postës, i mori 53 mln lekë
Previous article ÇËSHTJA E KOSOVËS/ Matthew Palmer flet pas marrjes së detyrës së re: Axhenda më e lartë e imja

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT