• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I BLEU DYSHEK FIRMATO, TRE PAPAGALLA, TRE QEN DHE PISTË VRAPIMI”/ Lirohet vajza që mashtroi punonjësin e Postës, i mori 53 mln lekë
Home
Breaking News

“I BLEU DYSHEK FIRMATO, TRE PAPAGALLA, TRE QEN DHE PISTË VRAPIMI”/ Lirohet vajza që mashtroi punonjësin e Postës, i mori 53 mln lekë

3 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka dalë nga burgu Enertila Beqja, vajza që futi në kurth dhe mashtroi punonjësin e Postës në Durrës, Bajrush Ahmeti.

Vendimi për lirimin e vajzës nga Durrësi është marrë në fund të muajit Korrik 2019 nga gjyqtari i Tiranës Besnik Hoxha.

Sipas vendimit të lirimit me kusht, Enertila Beqja, ka dy prindër të sëmurë dhe të paralizuar dhe e ka të nevosjshme për ti qëndruar pranë me kujdes dhe të ardhura financiare dy prindërve.

Për të bindur gjyqtarin Hoxha, Enertila Beqja ka depozituar në gjykatë dhe një kontratë pune me një Bar-Restorant në Durrës, ku ajo do punësohet si sanitare (Pastruese). Kërkesa e saj është pranuar nga gjykata e cila vendosi që Enertila Beqja ti falte 9 muaj e 1 ditë burgim, me kushtin që ajo të punësohet si pastruese pranë këtij restoranti dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Sipas dosjes së prokurorisë së Durrësit Enertila Beqja mashtronte djemtë e rinj, me adresa të rreme, duke u premtuar martesë. Ajo maskohej pas 7 profileve të rremë në Facebook, duke mashtruar persona të ndryshëm.

Viktima e saj Bajrush Ahmeti ka qenë i hipnotizuar totalisht nga bisedat që bënte me vajzën me emrin “Elona Gjoka” që në fakt ishte Enertila Beqja, të cilës i ka blerë në total 58 dhurata me vlerë të konsiderueshme, që përllogaritet deri në 53 milion lekë të vjetra.

Nga kjo histori mashtrimi, Ahmeti ka mundur të marrë mbrapsht vetëm 10 milionë lekë të vjetra, por kur ka kërkuar 5 mijë euro, ai është kërcënuar me vrasje. Janë plot 58 sende me vlerë dhe dhuratat e ndryshme, që 30-vjeçari kishte blerë dhe më pas ja dorëzonte të dashurës së tij imagjinare, që bisedonte në “FB”. Kjo histori dashurie virtuale nuk ka shpëtuar pa pasoja të dëmtuarin e kësaj ngjarje

Bajrush Ahmetaj me origjinë nga Hasi jeton në një banesë tre katëshe në fshatin Perlat të Sukthit, ndërsa punonte në postë. Ai shpenzoi rreth 53 milionë lekë të vjetra, për ti bërë qefin “nuses” së tij të ardhshme, por që në fund ka mbetur tërësisht i zhgënjyer prej saj.

Bajrush Ahmetaj i ka plotësuar të gjitha dëshirat gruas virtuale, duke i blerë dyshek “Dormeo”, tre qen, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobilet e shtëpisë, telefona dhe shumë materiale të tjera, deri tek unaza dhe orë flori, me vlerë 2 milionë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MERR DY, TA KESH DHE PËR PLAKËN”/ Ja sa kushton të blesh “VDEKJEN” për së gjalli në Shqipëri (VIDEO)
Previous article "JEMI BOSA, PO PASTROJMË PARA"/ Si i mashtroi fondacioni "BESA" 140 familje rome (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT