• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI ALEAT ME…”/ Haradinaj: Taksën nuk e heqim pa një kontratë me Serbinë
Home
Rajon

“JEMI ALEAT ME…”/ Haradinaj: Taksën nuk e heqim pa një kontratë me Serbinë

16 February, 2019 F.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  ka rikonfirmuar qëndrimin  e tij se taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk do të tërhiqet. Haradinaj nga Konferenca për Siguri në Mynih, tha se taksa nuk do tërhiqet pa një kontrate garantuese për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës theksoi në fjalën e tij se Amerika nuk ka asnjë ushtrinë në botë më aleate se FSK-në, dhe popull më aleat se shqiptarët.

“Parimi që ka vlerë çdoherë për dialogun, ka qenë mos-kushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me devijuar dialogu, me u biseduar kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Mogherini me pranuar që Serbia, në këtë rast Vuçiq me kushtëzuar kthimin në tavolinë, me heqjen e taksës. Taksa nuk bënë me u heq pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë. Njëra nga çështjet është edhe tregtia e lirë, në këtë rast, heqja e tarifës”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Amerika duhet të bëjë presion të Serbia për të mos kushtëzuar dialogun dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Jo nuk ndryshon, shikoni ne jemi vendi më aleat i Amerikës, se është fol edhe për marrëdhëniet me Amerikën. Është një kërkesë legjitime prej Amerikës, pezullimi i taksës, por sikurse e dini, vendimi për taksën është një vendim ligjor, pra nuk kemi shkel ndonjë ligj, është vendim i Qeverisë së Kosovës, i qeverisë sovrane dhe nuk është marrë në relacion Kosovë – Amerikë, por është marrë në relacion Kosovë dhe fqinji ynë, shkaku i veprimeve armiqësore ndaj Kosovës.

Amerika besoj nuk ka popull me aleat se ne. Presim prej Amerikës, në vend që t’i bëjë preson veç Kosovës, ose veç institucioneve të Sigurisë së Kosovës, si rasti që është paralajmëruar për FSK-në, FSK-ja është aleati më i mirë i Amerikës, ndoshta nga krejt ushtritë e Botës.

Këtë preson ta orientojë nga Beogradi, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke, qe i hap perspektiva « Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, por po ashtu që siguron edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KENI DASËM? Këto 20 fustane të 2019 do t'ju kthejnë në qendër të vëmendjes (FOTO)
Previous article PIKETON PËRFORCIMIN E RADHËS/ "Zonja e Vjetër" tjetër blerje 100 milionëshe tek Napoli, ja objektivi...

F.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT